Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Si ju ndihmon Twitter ?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Si ju ndihmon Twitter ? Empty
MesazhTitulli: Si ju ndihmon Twitter ?   Si ju ndihmon Twitter ? Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 8:57 am

Duke u bazuar ne temat e meparshme si Mania Twitter dhe A është kthyer Twitter në sëmundje? që flasin vetëm për dizavantazhe të Twitter, kjo është një temë e cila shpjegon një avantazh të vogël të këtij shërbimi.

Besoj se tani secili prej jush ka një llogari tek Twitter. Twitter nuk është një zonë e mirë vetëm për bizneset, por gjithashtu edhe për ato që duan të përmirësojnë mënyrën e shkrimit të tyre.

Ehe, ndoshta të duket e çuditshme por ja disa arsye se pse është kështu.

- Twitter ju detyron të jeni të saktë

Nëse e keni përdor Twitter ju e dini shumë mirë që keni 140 karaktere në dispozicion. Me këto 140 karaktere ju duhet të thoni mendimin tuaj. Kjo nuk është shumë duke menduar se shkronjat, hapësirat, numrat e shenjat e pikësimit llogariten si karaktere. Kështu që juve me kaq pak hapësirë shkrimi duhet të jeni konkret. Ju duhet të gjeni mënyrën më të përshtatshme për të thenë sa më qartë e me pak fjalë diçka që të përmbaj shumë informacion.

Kjo nuk është aq e thjeshtë sa duhet.

- Twitter ju detyron të përmirësoni fjalorin

Si e thashë më lartë ju duhet të zgjidhni fjalë të caktuara që të jenë sa më të shkurtra e të kenë një domethënie apo pëmbajtje të madhe. Që të bëhet kjo gjë ju duhet të jeni i mirëinformuar mbi fjalët apo sinonimet e diçkaje. Nëse nuk do arrini dot, atëher do të hyni të kërkoni apo të pyesi e kjo gjë sjell në zgjerimin e fjalorit tuaj.

Ju mund të mësoni shumë fjalë apo folje të reja që nuk i dinit më parë. Gjithashtu vlen për tu përmendur edhe fakti që fjalët angleze janë shumë më të shkurtra e kan përmbajtje më të madhe, gjë që shtyn pothuajse të gjith të përdorin gjuhën angleze në lëshimin e Twettave të tyre.

Pra mund të themi prap që Twetter ju zgjeron fjalorin e një gjuaheje të huaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Si ju ndihmon Twitter ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Një Vajz vdes nga Laptopi (twitter)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Tutoriale Shqip-
Kërce tek: