Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bechtel Enka shpallet fituese për autostradën Morinë-Merdare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Bechtel Enka shpallet fituese për autostradën Morinë-Merdare Empty
MesazhTitulli: Bechtel Enka shpallet fituese për autostradën Morinë-Merdare   Bechtel Enka shpallet fituese për autostradën Morinë-Merdare Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:13 am

Komiteti Ndërministror vendosi të publikojë emrin e fituesit të tenderit për ndërtimin e autostradës. Vet ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj konfirmoi se fituese është kompania Bechtel-Enka, e cila ka ndërtuar autostradën edhe në Shqipëri.

Por, ai nuk bëri publik koston e autostradës që do ta përshkojë Kosovën. Para se kompania amerikano-turke Bechtel-Enka të shpallet fituese, oferta e saj u miratua nga Komiteti Ndërministror.

Sipas një vlerësimi të përafërt, kostoja e projektit do të jetë rreth 700 deri në 800 milionë euro. Ndryshe, autostrada Morinë-Prishtinë-Merdar, ka një gjatësi prej 117 kilometrash. Sipas të dhënave të Ministrisë, traseja e autostradës parashihet të kalojë në tetë komuna dhe me asfalt do të mbulohen 1.062 hektarë tokë.

Kompanitë që kanë ofertuar për ndërtimin e kësaj rruge janë: kompania "Alpine" nga Austria, konzorciumi amerikano turk "Bechtel Enka", që e ka ndërtuar edhe autostradën Durrës-Morinë, pastaj kompania "Makyol" nga Turqia, "Pizzaroti" nga Italia, "Porr" dhe "Strabag" nga Austria dhe "Terna" nga Greqia.

Nga te gjitha kompanitë që kanë konkuruar, vetëm dy kanë dhënë ofertë finananciare, Bechtel me 600 milionë euro dhe Strabag me 1 miliard euro
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Bechtel Enka shpallet fituese për autostradën Morinë-Merdare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: