Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shqipëria preket nga kriza financiare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Shqipëria preket nga kriza financiare Empty
MesazhTitulli: Shqipëria preket nga kriza financiare   Shqipëria preket nga kriza financiare Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:15 am

Zëvëndespresidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qëndrore Filip lë Ueru në një intervistë për Zerin e Amerikës ka thënë se muajve të fundit ka pasur një rritjeje shumë të fortë që është dëshmuar në Evropën Lindore dhe kjo ishte në fakt produkt i një integrimi shumë të fortë në një treg shumë të madh, si ai i Bashkimit Evropian.

Ky integrim sipas tij ka ndodhur përmes tregtisë, përmes investimeve të huaja direkte dhe huave tregtare.

Ai ka verësuar se kur kriza financiare goditi këta mekanizma të integruar, të cilët ishin motorë shumë të fuqishëm të këtij integrimi që ka sjellë rritjen, ato ndryshuan pozicion duke u konvertuar në mekanizma transmetimi për ngadalësimin e rritjes dhe vende të caktuara në të vërtetë kaluan tkurrje shumë të rënda në PBB-të e tyre.

"Është e vështirë të bësh parashikime, por, ne në Bankën Botërore, në rajon e me gjerë, të gjithë bashkohemi në një konsensus të përgjithshëm që është se dalja nga kriza në Evropë do të jetë e ngadalshme.

Pra, nuk do të kemi një kthim të fortë në rritjen ekonomike, siç ndodhi në Azinë Lindore apo Indi. Gjë që do të thotë se viti i ardhshëm do të jetë i vështirë dhe do të shohim diferencime mes vendesh: disa vende do të vazhdojnë të dalin nga kriza më parë se vendet e tjera, ndërsa disa të tjera do të vazhdojnë të preken nga kriza, dhe kjo do të varet nga struktura e tyre e brendshme e ekonomisë dhe nga anët e forta të gjendjes së tyre makro-ekonomike si dhe nga vendndodhja e tyre", ka deklaruar Ueru.

Edhe Shqipëria sipas tij është prekur nga kriza, ashtu si vende të tjerat të rajonit, nëpërmjet kanaleve tregtare, por sic ka theksuar ai Shqipëria ishte me fat në këtë sens, sepse ajo nuk provoi krizë shumë të rëndë financiare, për shkak se sektori financiar dhe sektori bankar kanë qenë mjaft elastik, por mekanizmat e transmetimit mund të filtrojnë si p.sh me rënien e madhe në tregtinë e tekstileve, por edhe me rënien e remitancave dhe gjithashtu kjo lidhet me faktin se shumica e eksporteve dhe e dërgesave në të holla vijnë nga dy vende: Italia dhe Greqia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Shqipëria preket nga kriza financiare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: