Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kriminelët e luksit, paratë e “fituara” harxhohen me femra, drogë e bixhoz

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Kriminelët e luksit, paratë e “fituara” harxhohen me femra, drogë e bixhoz Empty
MesazhTitulli: Kriminelët e luksit, paratë e “fituara” harxhohen me femra, drogë e bixhoz   Kriminelët e luksit, paratë e “fituara” harxhohen me femra, drogë e bixhoz Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:16 am

Rreth 50 persona i kanë dhënë jetë modës më të fundit në Shqipëri me natyrë kriminale (grabitje, falsifikime, etj), pasi paratë e “fituara” i kanë harxhuar në kazino të ndryshme, prostituta, si dhe në vende dëfrimi si diskoteka e të tjera si këto. Edhe pas ndalimit të autorëve, shteti nuk mund të bëjë pothuajse asgjë për kthimin e sendit të grabitur tek pronari i ligjshëm.

Sipas hetuesve, kjo gjë ndodh për faktin se, shumat financiare harxhohen nga të pandehurit në kohë dhe vende të ndryshme ose lekët ata ia japin dorazi të afërmve të tyre, çka vështirëson së tepërmi forcën zbuluese të policisë dhe Prokurorisë.

Mes klasifikimit, natyrave apo motiveve që realizohen aktet kriminale, ajo që kohët e fundit ka filluar të bjerë në sy është se shumë persona, janë futur në këtë “valle”, thjesht për të bërë një jetë luksi, mes femrave, makinave të bukura, drogës, bixhozit, gjëra këto të cilat ata nuk kishin arritur t’i kryenin me punë apo diçka të ndershme.

Aktualisht gjatë disa operacioneve policia dhe Prokuroria kanë vënë prapa hekurave rreth 50 persona, të cilët nga veprimet e para hetimore është mësuar se kanë pasur si moto “Kryej krim për jetë luksi”, pasi nga e gjithë sasia e lekëve që dyshohet se ata kanë grabitur, nuk i është gjetur asnjë kacidhe nga kontrollet e organeve hetimore.

Veç grabitjeve, për ekspertët edhe korrupsioni është një krim që kryhet nga autori, për të pasur një jetë luksi. Ata thonë se pamundësia për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet private me pagën mujore, lë hapësira që në një kohë apo në një tjetër, zyrtarët e administratës të kryejnë korrupsion. Realiteti ka treguar se shumica e lekëve të përfituara nga ky aktivitet është përdorur për luks, si blerjen e makinave, banesave apo kalimin e pushimeve në hotele të huaja. Gati 95 për qind e rasteve të hetuara, nuk i është gjendur asnjë lekë, pasi shumat financiare të pandehurit i regjistrojnë, me emrat e të afërmve dhe kushërinjve të tyre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Kriminelët e luksit, paratë e “fituara” harxhohen me femra, drogë e bixhoz
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: