Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shembja e tunelit mbetet pa zgjidhje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Shembja e tunelit mbetet pa zgjidhje Empty
MesazhTitulli: Shembja e tunelit mbetet pa zgjidhje   Shembja e tunelit mbetet pa zgjidhje Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:18 am

Një vit më parë, pra në dimrin e vitit 2008-2009, shqiptarët që bëjnë udhën e Qafës së Malit, kosovarë dhe kuksianë, thanë me entuziazëm se “ky është dimri i fundit”. Dhe e kishin fjalën te Tuneli i Kalimashit, për të cilin qeveria thoshte se në verën e 2009-s ai hapet. Edhe në pikun e dëborës së shkurt-marsit, kur të gënjyer nga mediat entuziaste se bora e Qafës së Malit është pastruar dhe kur mbeten atje për disa ditë rreth 700 automjete, kryesisht të Kosovës, udhëtarët ia bënë kabull qeverisë dhe Fushë-Arrësit që nuk pastronte trasenë.

Sepse thoshin mes tyre se ky është dimri i fundit. “Dimrin tjetër do të kalojmë në autostradë, kështu që po bëjmë garjet edhe këto muaj” lexojmë në gazetat e një viti më parë. Dhe vërtet që në qershor, tuneli u hap, duke bërë që qindra mijëra njerëz të shijojnë udhëtimin komod.

Por ishte vetëm kalimi i provës, “shija e gjellës”, sepse tuneli do të mbyllej shumë shpejt, duke bërë që dëbora e Qafës së Malit të mos ishte e fundit, por e radhës. Tashmë, të zhgënjyer me entuziazmin e një viti më parë, udhëtarët nuk thonë më “ky është dimri i fundit, kjo është dëbora e fundit që kalojmë etj. etj.” por lusin Zotin që të mos mbajë dimër i egër.

Lëvizjet nga Qafa e Malit sidoqoftë janë jo shumë të shpeshta, ose të paktën janë më të rralla se një vit më parë. Njerëzit, pasi kanë provuar autostradën dhe tunelin, nuk preferojnë të marrin sërish aventurën e Qafës së Malit, të paktën nëse motivi i udhëtimit nuk është shumë i fortë.

Transporti i mallrave është reduktuar në limitet më modeste që ka njohur ky aks. Maunet, që kalonin me qindra në ditë në tunelin e Kalimashit, tani tepër rrallë shihen në këtë aks. Shoferët tregojnë se Qafa e Malit përbën një rrezik për maunet e mëdha. Tri javë më parë, shumë prej tyre mbetën në dëborë për disa ditë dhe siç u shpreh një shofer nga Durrësi që transportonte karburant në Kosovë, “më mirë është t’i biem nga Maqedonia se sa nga Qafa e Malit, sepse rruga është një skandal i vërtetë”.

Por ç’bëhet me tunelet, themi tunelet sepse aty u hapën probleme me shembjen e tunelit jugor, ndërsa edhe ai i veriut ka shumë e shumë punë për t’u përfunduar. Aty punojnë, sipas burimeve jozyrtare qindra punëtorë dhe një numër specialistësh. Në pjesën e pabetonuar të galerisë veriore, avancohet me nga 12 metra në ditë duke betonuar, por jo çdo ditë ndodh kjo gjë.

Nga më shumë se një kilometër që ka qenë pa u përfunduar, sikur asnjë ditë të mos ndërpritet betonimi, do të nevojiteshin disa muaj. Ndërsa në tetor të vitit të shkuar, kur tuneli u mbyll, kishte zëra se kjo do të zgjaste vetëm disa javë. Ndoshta edhe mund të ndodhte kjo gjë, nëse do të veprohej me tunelin jugor njësoj si me atë veriorin dhe të vihej në funksion pa u betonuar.

Por ai u shemb dhe shembja, siç tregojnë edhe vetë punëtorët, krijoi një çorientim total në krejt kompaninë, aq sa për shumë ditë nuk u prek gjë me dorë. Ndërtuesit thirrën specialistë nga më të dëgjuarit në Europë apo botë dhe u zhvilluan konsulta të pafundme për mënyrën se si do të kapërcehej “shembja”.

Për një farë kohe, ishte opozita që kërkoi të bëhej transparente ajo që kishte ndodhur, por për fatin e keq të të gjithëve ndodhi përmbytja në Nënshkodër dhe tërhoqi vëmendjen atje. Duke qenë se mungojnë prononcimet zyrtare mbi ecurinë e tunelit dhe media e ka pothuajse të pamundur të depërtojë në thellësi të tunelit për të parë se ç’bëhet, pyetëm disa punëtorë të turnit të paradites. A

ta ngritën supet, duke thënë se edhe ata nuk dinin gjë. “Punojmë me beton dhe bëjmë atë që na jepet si detyrë, por nuk dimë gjë sa kemi ecur dhe kur do ta mbarojmë”, tha një prej tyre. Megjithatë përderisa “Bechtel-Enka” ka rivënë në funksion disa prej guroreve të mbyllura pas përfundimit të trasesë së autostradës, kuptohet që aty punohet me ritëm të lartë, ose të paktën bëhet gati për të punuar me ritëm të lartë.

Një punëtor nga Kukësi, duke përshkruar tunelin e Veriut, thotë se pjesa e pabetonuar është mbushur me inerte deri në afërsi të tavanit për t’i rezistuar presionit të tunelit të shembur. Makinat e firmës ndërtuese kalojnë sipër inerteve shumë afër tavanit të tunelit, por vetëm mjetet e ulëta mund të kalojnë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Shembja e tunelit mbetet pa zgjidhje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: