Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Qeveria, 3 miliardë dollarë ndihmë financiare ekonomisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Qeveria, 3 miliardë dollarë ndihmë financiare ekonomisë Empty
MesazhTitulli: Qeveria, 3 miliardë dollarë ndihmë financiare ekonomisë   Qeveria, 3 miliardë dollarë ndihmë financiare ekonomisë Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:33 am

Greqia si Islanda? Vendi përpiqet të luftojë me krizën e frikën e falimentit

Mundësia që Greqia të shndërrohet në një Islandë të dytë dhe të kalojë në faliment, ishte një nga çështjet kryesore të takimit të djeshëm të ministrave të Financave të BE-së në Bruksel.

Pas vitesh turbullirash, organizimit të Lojërave Olimpike në vitin 2004 që rezultuan shumë të shtrenjta për një vend me mundësitë ekonomike të Greqisë dhe, mbi të gjitha, me dështimin e pakësimit të borxhit publik, vendi, herë pas here ka qenë në prag të mospagimit të huave dhe kredive ndërkombëtare. Të paktën sipas disa analistëve ekonomikë vendas dhe të huaj. Qoftë edhe vetëm ideja e pamundësisë potenciale të mospagesës së borxheve nga një vend anëtar i BE-së, është shumë shqetësuese për investitorët ndërkombëtarë, veçanërisht ndërsa ata po përballen edhe me fenomenin e papritur të Dubait.

Deficiti i sektorit publik po kap shifrën 12.5% të GDP, ose katër herë më i lartë se sasia e lejuar nga BE dhe thuajse dy herë më i lartë se niveli i njoftuar nga administrata e shkuar konservatore. Problematika dhe rreziku i qëndrueshmërisë financiare të Greqisë sa vjen e po bëhet më i madh.

"Ekonomia jonë është në mjekime intensive", deklaroi Kryeministri i ri grek, Papandreu, thuajse një javë pasi mori pushtetin në tetor, pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Kjo, pa dyshim, është kriza më e rëndë ekonomike që pas restaurimit të demokracisë në vitin 1974. Borxhi kombëtar është më i larti në Bashkimin Europian dhe pritet që të rritet në masën 135.4% në vitin 2011. Kjo e bën të ardhmen që të duket e zymtë dhe pa rrugëdalje. Pas vitesh me një rritje ekonomike 4%, ekonomia pritet që të kontraktohet në 1.2% në vitin 2009, me nivelin e papunësisë që pritet të shkojë 9%, ndërkohë që po shtohet edhe varfëria. Megjithatë një analizë e fundit e situatës tregon se vendi gjithsesi nuk do të shkojë në një faliment masiv. Pavarësisht se situata financiare është e rëndë, bankat dhe shteti do të dalin nga kjo krizë. Kjo u mbështet dje edhe nga komisioneri në ikje i çështjeve financiare të BE-së, Joaquin Almunia, që kohë më parë kishte përdorur një gjuhë të ashpër ndaj Greqisë.

Dje ai tha se "Greqia nuk do të falimentojë". Menjëherë pas kësaj deklarate, bursa e Athinës shënoi rritje, pas një fundjave shumë problematike për shkak të çështjes së Dubait.

Qeveria socialiste shpreson që të vërtetojë se parashikuesit e situatës më të keqe në vend janë të gabuar. Këtë ajo kërkon ta bëjë me futjen e një pakete ndihme prej 3 miliardë dollarësh për t‘i dhënë një rifillim dhe nxitje të re ekonomisë, që nuk vuan vetëm nga kriza, por është edhe e etur për reforma.

Ndërkohë qeveria ka marrë masa drastike në reduktimin e shpenzimeve publike, përfshi edhe shpenzimet e mbrojtjes. Papandreu, menjëherë me të ardhur në pushtet, duke qenë se është një avokat i ekonomisë "së gjelbër", njoftoi se ministrat e tij do të përdornin vetëm makina të vogla elektrike dhe jo "Mercedesët" e përdorur prej paraardhësve të tyre.

Ai ka ndërmarrë një fushatë kundër shmangieve të pagimit të taksave dhe ka filluar që të taksojë më shumë edhe të varfrit. Edhe korrupsioni është në qendër të vëmendjes së qeverisë së tij. Grekët vetë e dinë se po kalojnë kohë të vështira, të cilat kanë vënë në provë besueshmërinë e tyre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Qeveria, 3 miliardë dollarë ndihmë financiare ekonomisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Seksi ne Toke daton para 2 miliarde vjetesh

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: