Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ARSYEJA E THEMELIMIT DHE EKZISTENCËS SË BASHKIMIT EVROPIAN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

ARSYEJA E THEMELIMIT DHE EKZISTENCËS SË BASHKIMIT EVROPIAN Empty
MesazhTitulli: ARSYEJA E THEMELIMIT DHE EKZISTENCËS SË BASHKIMIT EVROPIAN   ARSYEJA E THEMELIMIT DHE EKZISTENCËS SË BASHKIMIT EVROPIAN Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:34 am

Themelimi dhe fillimi I një projekti të përmasave kombëtare po ashtu edhe ndërkombëtare ,ka një qëllim të caktuar që në bazë të planit paraprak dëshiron t’a arrin gjatë funksionimit por edhe gërshetimin me sukses në finale. Në të tilla raste nuk mungon paraprakisht edhe arsyeja e themelimit pse të themelohet një projekt, plan, organizatë, bashkim etj.Duhet cekur se në raste të tilla ofrohet edhe arsyeja e ekzistimit në mënyrë të vazhdueshme e një projekti, plani, organizate, bashkimi etj. Ndoshta në fillim nuk janë të njohura për opinionin publik arsyet e themelimit dhe ekzistencës e që në fillim mund të kemi një arsyje ndoshta shumë të thjesht. Por është periudha kohore, janë përmbajtjet e aktiviteteve, dhe filozofia e veprimit ajo që I identifikon këto arsyje kohë pas kohe.

Edhe me themelimin e Bashkimit Evropian nga themelusit dhe dashamirësit e tij ka ekzistuar një apo më shumë arsye pse duhet të themelohet dhe të ekzistoj BE-ja. Që nga themelimi dhe gjer më tani kanë ekzistuar gjykime të ndryshme, nga të ndryshëm mendimtar, filozof, teoricient për arsyen e themelimit dhe ekzistencës së BE-së. Kryesisht arsyet kryesore që janë proklamuar dhe janë bërë të ditura për themelimin dhe ekzistimin e BE-së që e njejta duhet të themelohet dhe të zhvillohet dhe në fund të jetë stabile dhe e fuqishme është : solidariteti ekonomik dhe shoqëror I gërshetuar me frytin e zvoglimit të diferencave mes rajoneve të ndryshme, garantimi I sigurisë për qytetarët e saj, promovim I zhvillimit ekonomik dhe social I balancuar, mbrojtja e vlerave të përbashkëta Evropiane, sigurimi I paqës, mirëqenies dhe stabilitetit për qytetarët e saj.

Në bazë të funksionit dhe punës praktike që ka BE-ja të gjitha të cekurat më lartë janë baza të qëndrushme pse është themeluar dhe pse ekziston BE-ja. Mirëpo në bazë të funksionit, në bazë të së kaluares historike të shteteve që ishin të koncentruara në Gadishullin Ballkanik, periudhës kur janë intensifikuar mendimet për krijimin e Bashkimit Evropian, na ofrojnë mendime se ekzistenca kryesore e themelimit të BE-së është , krijimi I paqes dhe stabilitetit të përhershëm në territoret e Evropës.

Kur gjykoj dhe potencoj ketë mendim për ekzistimin e BE-së çdo herë mundohem t’a bazoj në fakte të menduara se të njejtat janë bazë mbi të cilat bazohet gjykimi.Ndarje e elementit të krijimit të paqes dhe stabilitetit të përhershëm në territoret e Evropës është elementi bazë që i vendos nën vete elementet tjera siq janë ata: ekonomik, politik, strategjik, etj.

Shtetet të cilat kishin ide dhe të parat propozuan për krijimin e një bashkimi Evropian siq është në ditet e sotme ishin kryesisht shtetet si Franca, Spanja, italia, Gjermania, dhe vendet e Beneluksit. Të njetat ishin shtete që të kaluaren e tyre e kishin të bazuar në okupim territoresh dhe krijim të kolonive në mbarë botën.Po ashtu të njejtat në këtë periudhë veq kishin nis të i’u dalin nga administrimi dhe mbikqyrja e kolonive që nuk ishin në numër dhe siperfaqe të pakta, prandaj ishte frika se mos të njejtat kishin interesim që të njejtat koloni që I kishin në mbarë botën e më pas të humbura ti zëvendësojn në territoret e shtetetve të Evropës.

Traktati I Komunitetit të Qymyrit dhe Çelikut I nënshkruar në Paris në vitin 1951 ishte iniciativë dhe strategji që të vëhet nën kontroll të rrept qymyri dhe çeliku si dy brumra kryesor për iden dhe zhvillimin e luftrave.

Procesi dhe hartimi I planit të bashkimit të shteteve evropiane shenon hapa konkret pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo u hodh nga Schuman me një deklarat ë me 9 maj 1950 dhe propozoi krijimin e KEQC. Plani Schuman materializoj një kombinim midis ideve ndërqeveriste dhe atyre funksionale. Lindë pyetja pse ishte periudha e pas luftës së Dytë Botërore ajo që I intensifikoj hapat për krijimin e BE-së? Po, sepse lufta e dytë Botërore pas vetes kishte lenë shumë krime të bëra, shumë territore të shkatërruara, shumë territore të padefinuara nga aspekti kombëtar. Prandaj ideja e krijimit të BE-së në thelb ka dorëzimin e një pjese të sovranitetit, fuqie, sekreti, strategjie tek një organ I përbashkët siq është BE-ja. Kjo vetëm e vetëm që shtetet në territorin e bashkimit Evropian mos të kenë tendenca territoriale ndaj fqinjëve, mos të ketë luftra me përmasa dhe dëme siq ishin lufta e Parë dhe ajo e Dytë Botërore që paqja dhe stabiliteti të kenë një bazë të fortë.

Duke I analizuar faktet secilën një nga një e në lidhmeri reciproke të tyre ,më dërgojnë te moment që t’a ofroj ketë gjykim për arsyen e themelimit dhe ekzistimit të BE-së.

BE-ja ekziston me arsyetimin se nga shtetet që kishin iniciativen dhe nga ato që i’u janë bashkangjitur më vonë kanë pasur për qellim të krijojnë një paqe dhe stabilitet të përgjithshëm në territorin e Evropës. Pas kësaj kanë arritë të jenë prezent dhe të kenë efekt edhe rëndësia ekonomike, politike, strategjike, liberalizimi I tregut etj. Për fat të mirë ekzistimi I arsyes së ekzistimit të BE-së që është paqja dhe stabiliteti I përhershëm I ndihmon dhe I siguron se me të vertetë BE-ja është e dobishme.Mendoi se vet arsyeja e themelimit dhe ekzistimit të BE-së është bazë e një qendrushmerie ekonomike, politike, strategjike.

BE-ja tani në shekullin XXI ka mundësi të ketë një qendrushmeri të lartë ekonomike, e cila do të ketë ndikim drejtëpërdrejt në jetën e qytetarve të saj. I është ofruar mundësia që të këtë edhe një stabilitet politik brenda për brenda BE-së dhe atë të një niveli të lartë. Po ashtu e ka mundësinë e përzgjedhjes dhe hartimit të strategjive të ndryshme si në sferen ekonomike, politike, ushtarake për interesat e BE-së.Të gjitha këto janë zhvilluar dhe janë krijuar nën ombrellen dhe sigurinë që i është ofruar nga arsyeja e themelimit dhe ekzistimit të BE-së që është paqja dhe stabiliteti afatgjatë.

Është fat i madhë që Bashkimi Evropian ka si mburojë paqen dhe stabilitetin, nga I cili rrjedhin të gjitha të mirat për qytetarët e BE-së.




Isuf Jahmurataj,


Student në Studime Postdiplomike- Master, Fakulteti Juridik UP Drejtimi Civil
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
ARSYEJA E THEMELIMIT DHE EKZISTENCËS SË BASHKIMIT EVROPIAN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: