Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rexhepi: Vendimi për krijimin e BQK-së ishte vizionar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Rexhepi: Vendimi për krijimin e BQK-së ishte vizionar Empty
MesazhTitulli: Rexhepi: Vendimi për krijimin e BQK-së ishte vizionar   Rexhepi: Vendimi për krijimin e BQK-së ishte vizionar Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:35 am

I nderuari President i Republikës së Kosovës,
I nderuar Kryetar i Kuvendit te Kosovës,
I nderuari Kryeministër,
Të nderuar Zonja dhe Zotërinj,
Të nderuar Kolegë dhe Mysafirë,

Kam kënaqësinë e veçantë të ju dëshiroj mirëseardhje në festimin e 10 vjetorit te Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Dhjetë vite mund të paraqesin një periudhë relativisht të shkurtër kohore për një vend, por për Kosovën këto dhjetë vite e përbëjnë kapitullin më të rëndësishëm të historisë së saj gjatë së cilës është kompletuar korniza institucionale për funksionimin normal të shtetit. Sot, jam krenar që drejtoi Bankën Qendrore e cila brenda një dekade është ndërtuar në një institucion te fuqishëm dhe të jetë ndër promotorët kryesor të stabilitetit financiar dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Ka pasur mjaft momente kthesash të rëndësishme të cilat kanë përcaktuar rrugën e zhvillimit te Bankës Qendrore dhe të sistemit financiar të Kosovës. Shumë vendime të rëndësishme janë marrë gjatë dhjetë viteve të fundit: që nga krijimi i strukturave qeverisëse të bankës qendrore; furnizimi me para të gatshme; krijimi i bazës së një sektori financiar modern, e deri te fillimi i negociatave që Republika e Kosovës të bëhet anëtare e institucioneve financiare ndërkombëtare. Sidoqoftë, një prej momenteve më të rëndësishme pa dyshim ishte vendimi që Marka Gjermane të bëhej monedhë zyrtare brenda kufijve të Republikës së sotme të pavarur të Kosovës. Në vitin 2002, BQK-ja me sukses ka menaxhuar procesin e kalimit nga Marka gjermane në Euro, dhe sot Euro përfaqëson një vulë të stabilitetit dhe zhvillimit të ekonomisë së Kosovës, edhe pse disa mund të vënë në pyetje rolin e saj në mbështetjen e kornizës makroekonomike. Euro dukshëm kontribuoi në krijimin e një ambienti të besueshëm për ushtrimin e aktivitetit të biznesit në Kosovë, përfshirë aktivitetet e ndërmjetësimit financiar. Përkundër faktit, se nuk bën pjesë në EUROSISTEM, Kosova përfiton nga stabiliteti monetar i Eurozonës. Padyshim, ky stabilitet është një pasuri e madhe e Kosovës për të lëvizur drejt Evropës.

Nëse shikojmë mbrapa, vendimi për krijimin e Bankës Qendrore ishte vizionar, i cili u përkrah fuqishëm edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Banka Qendrore që nga fillimi kishte mbështetjen e fuqishme të Fondit Monetar Ndërkombëtare, USAID dhe Bankës Botërore në zhvillimin e saj. Në tetë vitet e para, drejtorët menaxhues të Bankës Qendrore janë emëruar dhe financuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Është kënaqësi e madhe për mua që sot mund të mirëpres dhe përshëndes shumicën prej tyre në këtë auditorium. Ata ndihmuan në sigurimin e ekspertizës dhe kështu ne kemi qenë në gjendje të punojmë dhe të mësojmë nga përvoja e bankave qendrore në mënyrë që sot Banka Qendrore e Kosovës të jetë po aq efektive dhe efikase sikur bankat e tjera qendrore. Unë po e shfrytëzoj rastin që ti falënderoj të gjithë ata për përkushtimin e treguar në ndërtimin e bankës sonë qendrore së bashku me ne.

Qe nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, ne i kemi dëshmuar vetes dhe komunitetit ndërkombëtar se mund ta drejtojmë institucionin tonë në mënyrë të besueshme, të suksesshme dhe të përgjegjshme. Ndjehem krenar për arritjet gjatë këtyre viteve, e në veçanti me anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore e cila u realizuar në maj të këtij viti. Njohja nga institucione të tilla të rëndësishme ndërkombëtar financiare si Fondi Monetar Ndërkombëtare dhe Banka Botërore janë prova bindëse se jemi duke bërë punë të mirë. Potenciali ynë do të shfrytëzohet plotësisht për të mbështetur integrimin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës në organizata të tjera ndërkombëtare.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë zhvilluar në mënyrë të shpejtë dhe efikase që nga pavarësimi i vendit. Ekziston një ndjesi e theksuar e bashkëpunimit dhe e përpjekjeve të përbashkëta në mes institucioneve tona për të vënë ekonominë e Kosovës në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Duke qenë shteti më i ri në botë, kemi privilegjin për të mësuar nga përvojat e vendeve të tjera që i përshtaten karakteristikave të ekonomisë sonë. Republika e Kosovës ka potenciale që të zhvillohet edhe më fuqishëm. Është përgjegjësi e jona e përbashkët, krahas mbështetjes se partnerëve tanë ndërkombëtarë, për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rritje të standardit të jetesës për qytetarët tanë si rrugë më e sigurt drejt integrimeve në Bashkimin Evropian.

Sot, Banka Qendrore ndërton sigurinë dhe besueshmërinë ndaj ekonomisë dhe publikut të Kosovës mbi katër shtyllat e përgjegjësive të saj. Së pari, ne jemi rregullator financiar dhe kujdesemi për funksionimin e duhur të sistemit financiar dhe për sigurimin e stabilitetit financiar të ekonomisë sonë. Së dyti, ne udhëheqim dhe sigurojmë sistem të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave. Së treti, ne veprojmë si agjent fiskal për Qeverinë. Dhe së fundi, ne hartojmë dhe publikojmë analiza ekonomike dhe financiare, i ofrojmë këshilla ekonomike Qeverisë dhe përgatisim statistika të besueshme monetare, financiare dhe të bilancit të pagesave.

Në kohën kur ekonomia botërore po përballet me një nga krizat ekonomike më të vështira dhe më shkatërruese në histori, ekonomia e Kosovës duket të jetë e izoluar në një farë mase nga këto zhvillime në ekonominë botërore. Kjo është rezultat i përfshirjes së vogël të ekonomisë së Kosovës në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, parashikimet e rritjes ekonomike për vitin 2009 janë më të ulta pesimiste krahasuar me vitin paraprak, duke sugjeruar një normë rritjeje rreth 4% për qind të GDP në krahasim me 5,4 për qind sa ishte në vitin 2008, e cila, sidoqoftë, është pozitive. Edhe sektori financiar ka vazhduar të funksionojë normalisht dhe të shënojë rritje edhe në këtë kohë krize. Ky fleksibilitet i sektorit bankar në masë të madhe pasqyron angazhimin e fuqishëm të Bankës Qendrore për të ruajtur maturinë dhe stabilitetin e institucioneve financiare. Megjithatë, Banka Qendrore së bashku me Qeverinë e Kosovës ishin aktiv në ndërmarrjen e masave të nevojshme për të absorbuar tronditjet e mundshme nga ndikimet e krizës globale që mund të godisnin sistemin financiar dhe ekonominë tonë. Kështu në tremujorin e parë të vitit 2009, Banka Qendrore, Ministria për Ekonomi dhe Financa dhe Komisioni i Kuvendit të Kosovës për Buxhet dhe Financa nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit për stabilitet financiar dhe themeluam Komisionin kombëtarë për stabilitet financiar.

Në kapacitetin e mbikëqyrësit financiar, në vitin 2008, Banka Qendrore ka vazhduar të përvetësoj praktikat e matura mbikëqyrëse me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në mbikëqyrjen e sektorit bankar dhe te industrisë së sigurimeve. Në lidhje me këtë BQK ka ushtruar praktikat më të mira të mbikëqyrjes, ka ndërmarrë masa të matura në sistemin financiar, dhe në mënyrë sistematike ka zbatuar rekomandimet e organizatave financiare ndërkombëtare dhe homologëve të jashtëm. Qëllimi ynë është të vazhdojmë punën tonë në mbikëqyrjen e matur të sistemit financiar, në mënyrë që të ruajmë stabilitetin financiar dhe të kontribuojmë në zhvillimin e ekonomisë sonë në tërësi.

Gjatë këtyre viteve, ne kemi zhvilluar një bashkëpunim të ngushtë dhe profesional me institucionet mbikëqyrëse mëmë të të gjitha bankave dhe kompanive të sigurimeve me pronësi të huaj që veprojnë në Kosovë. Mjedisi i qëndrueshëm dhe promovues për investime në Kosovë ka rezultuar në një rritje të vazhdueshme të numrit të institucioneve ndërkombëtare financiare që veprojnë në Kosovë dhe vazhdon interesimi për hyrje të reja në këtë sektor, që ndikon pozitivisht në rritjen e nivelit të konkurrencës në këtë treg. Si rezultat, ne jemi dëshmitarë të një rritjeje të vazhdueshme të produkteve dhe instrumenteve financiare që janë të pranishme në treg, ndërsa kostoja e ndërmjetësimit vazhdimisht po përmirësohet.

Aktualisht në Kosovë operojnë 8 banka komerciale, 11 kompani të sigurimeve, 2 fonde pensionale, 19 institucione mikro-financiare, 21 zyra të këmbimit valutor, 5 agjenci për transferim të parave. Krahasuar me mesataret në rajon, sektori financiar i Republikës së Kosovës akoma është më i vogël. Megjithatë, ngadalë por në mënyrë të sigurt jemi duke tejkaluar hendekun edhe në nivelin e zhvillimit të sektorit financiar.

Aq sa krenohemi me të arriturat, po aq të vetëdijshëm jemi për sfidat dhe mundësitë e reja që na presin. Ligji i ri për Bankën Qendrore është në procedurë në Parlament, dhe pritet ta rregulloj institucionin tonë në mënyrë më moderne dhe ta bëjë edhe më efektiv. Në procedurë është edhe Ligji mbi Borxhin Publik që do të krijoj mundësitë për zhvillimin e tregut të kapitalit. Po ashtu Ligji mbi Sigurimin e Depozitave do të rris sigurinë dhe besimin e depozitarëve në bankat e Kosovës. Integrimi i Kosovës në ekonominë rajonale, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare siç është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Shoqëria për Telekomunikim Botëror Financiar Ndërbankar (SWIFT) dhe Byroja e Kartonit Jeshil janë prioritete dhe përgjegjësi të reja para BQK-së. Të gjitha këto sfida dëshmojnë se ne kemi edhe shumë punë për të bërë.

Së fundi, u jam mirënjohës që keni ardhur sot në numër kaq të madh për të festuar me ne. Dhe mënyra më e mirë për të festuar një ngjarje të tillë të rëndësishme është që të punojmë së bashku dhe të shkëmbejmë idetë në lidhje me temat që janë paraparë për t’u diskutuar sot. Është detyrë e jona për të menduar dhe për të gjetur mënyrat më të mira që sistemi ynë financiar dhe ekonomia në tërësi, të funksionojnë në mënyrë efikase dhe të suksesshme. Banka Qendrore e Kosovës, gjatë gjithë këtyre viteve, ka dëshmuar se është institucion serioz, i sigurt dhe i besueshëm. Prandaj, ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur për të festuar arritjet tona dhe për të diskutuar sfidat, e njëkohësisht dëshiroj edhe njëherë t’iu falënderoj për kontributin tuaj në ndërtimin e kapaciteteve të një banke qendrore moderne siç është Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. /Fjalimi i Guvernatorit me rastin e shënimit të 10 vjetorit të BQK-së/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Rexhepi: Vendimi për krijimin e BQK-së ishte vizionar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Website për Krijimin e Smile

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: