Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kenesianët gabuan përsëri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Kenesianët gabuan përsëri Empty
MesazhTitulli: Kenesianët gabuan përsëri   Kenesianët gabuan përsëri Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:38 am

Peter Ferrara /“Wall Street Journal”

Që nga fillimi, përfaqësuesit tanë në Uashington i janë qasur rënies ekonomike sipas teorive ekonomike të vjetra kenesiane. Kenesianizmi - emërtuar sipas ekonomistit britanik John Maynard Keynes - është teoria që sugjeron se rëniet ekonomike luftohen duke futur pará në ekonomi për të “inkurajuar kërkesën” dhe për të “hapur vende pune”.

Cili është rezultati i ligjit tonë stimulues kenesian? Rënia ekonomike më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore – 21 muaj deri tani - dhe fundi nuk duket gjëkundi. Huazimi i gati një trilioni dollarë nga sektori privat për të rritur shpenzimet qeveritare me rreth një trilionë dollarë nuk bën asgjë për rritjen e incentivave për investime dhe sipërmarrje.

Faktet flasin vetë: në shkurt 2008 presidenti Bush bëri një marrëveshje me kongresistët demokratë për të kaluar një paketë kenesiane stimuluese me vlerë 152 miliardë për t’iu kundërpërgjigjur rënies ekonomike me rritjen e deficitit. Faktet flasin vetë: në shkurt 2008 presidenti Bush bëri marrëveshje me anëtarët demokratë të Kongresit për të kaluar një paketë kenesiane 152 miliardë dollarë për të luftuar recesionin me rritjen e buxhetit.

Qendra e saj ishte rimbursimi i taksave me 600 dollarë për person, gjë që nuk pati efekt të madh në incentivat ekonomike, siç ndodh me uljen e taksave. Duke mos nxjerrë asnjë mësim nga ky dështim kenesian, të cilin ai mbështeti si senator, presidenti Barack Obama në shkurt 2009 mbështeti paketën e pastër kenesiane prej 787 miliardë dollarësh. Edhe pjesa e uljes së taksave të asaj pakete, që Obama ende vazhdon t’i lavdërojë në publik, ishte krejtësisht kenesiane.

Thelbi ishte 400 dollarë kredi për taksat për çdo punëtor, e cila sërish nuk ka ndikim në incentivat ekonomike. Ndërsa zoti Obama pretendon që ishte premtimi i tij elektoral për uljen e taksave për 95 për qind të amerikanëve, kredia për taksat mbaron vitin e ardhshëm.

Administrata Obama pretendon sukses, jo për shkak të ripërtëritjes, por për shkak të ngadalësimit të rënies ekonomike. Muajin e kaluar u humbën vetëm 216 mijë vende pune dhe ekonomia ra vetëm me një për qind në tremujorin e dytë. Bazuar në retorikën e tij, zoti Obama pret lavdërime nga kushdo që e ka ende vendin e punës. Dobësitë e teorisë ekonomike kenesiane u ekspozuan disa dekada më herët nga Friedrich Hayek dhe Milton Friedman.

Mendimi kenesian u diskreditua në praktikë në vitet ‘70 kur kenesianët as nuk e shpjegonin dot dhe as nuk e kuronin dot inflacionin dyshifror, normat e interesit dhe papunësinë që ishin rezultat i politikave të tyre. Vendimi i Ronald Reagan-it për të flakur politikat kenesiane në vend të politikave të shpërndarjes prodhoi një lulëzim ekonomik 25-vjeçar.

Lulëzimi mbaroi pasi administrata e Bushit braktisi një nga një përbërësit e ekonomisë së Reagan-it, duke arritur kulmin me paketën stimuluese kenesiane në vitin 2008 nga Sekretari i Thesarit, Henry Paulson. Në 2009 u shfaq zoti Obama me sigurinë përjashtuese se gjoja nuk kishte ndodhur asgjë nga kjo histori dhe papritur politika ekonomike kombëtare u kthye në vitet 1930.

Në vend të ndryshimit që prisnin votuesit, zoti Obama shumëfishoi kenesianizmin e zotit Bush. Rezultati është vazhdimi i politikave ekonomike shkatërrimtare që ne kemi patur që prej vitit 2007. Zoti Obama premtoi se paketa e tij stimuluese do ta parandalonte papunësinë të arrinte 8 për qind. Muajin e kaluar ajo arriti 9.7 për qind. Rreth 14.9 milionë amerikanë janë papunë, rreth 9.1 milionë të tjerë kanë ngecur në punë me kohë të pjesshme dhe nuk munden të gjejnë punë me kohë të plotë, dhe rreth 2.3 milionë kërkuan punë vitin e kaluar dhe nuk gjetën. Gjithsej janë 26.3 milionë të papunë dhe me kohë të pjesshme, që e bën shkallën e papunësisë 16.8. Edhe të ardhurat personale kanë rënë në 427 miliardë dollarë që nga kulmi i tyre në maj 2008.

Refuzimi i kenesianizmit në favor të kufizimeve financiare bëri që Franca dhe Gjermania të kishin rritje ekonomike tremujorin e dytë të vitit. India, Brazili e madje edhe Kina komuniste kanë patur gjithashtu rritje. Muajin e kaluar Kanadaja pati rritje të vendeve të punës. Ripërtëritja ekonomike e SHBA dhe ulja e vazhdueshme e papunësisë do të vijë vetëm nga investimet private që krijojnë vende pune. Për këtë nuk ndihmon asgjë në programin e Obamës apo edhe në programin e Bushit në 2008.

Krijimi i rritjes ekonomike afatgjatë ka nevojë për ndryshime themelore në politikat ekonomike – taksa më të ulëta, jo më të larta; furnizim me energji më të lirë, jo më të shtrenjtë; dhe të hiqet dorë nga energjia alternative e pasigurt që mbijeton vetëm me subvencione të shtrenjta nga taksapaguesit. Fatkeqësisht, zoti Obama duket se është ngjitur pas ideve të tij politike dhe kanatet e tij ideologjike duken të fiksuara përjetësisht. Kështu që mos prisni ndonjë ndryshim. Në vend të ndryshimit, prisni kthimin te rezultatet e stilit ekonomik të viteve ‘70.

Autori është drejtor politikave të buxhetit dhe sociale në Institutin e Novacionit të Politikave (Institute for Policy Innovation), ka punuar në Shtëpinë e Bardhë në Zyrën e Zhvillimit gjatë presidencës së Reagan-it.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Kenesianët gabuan përsëri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: