Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kontradiktat ekonomike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Kontradiktat ekonomike Empty
MesazhTitulli: Kontradiktat ekonomike   Kontradiktat ekonomike Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:39 am

Kur njeriu ndaj vetvetes krijon bindje se është i gjithëdijshëm, dhe të njëjtën gjë mundohet t’ia plasoj edhe të tjerëve, praktikisht shihet dhe vërehet një kontradiktë me mendimet dhe bindjet e veta. Ngase një njeri të tillë, kjo botë ende nuk e ka parë dhe as që do e shoh ndonjëherë! Pastaj i tërë talenti dhe dituria e tij, shndërrohen dhe manifestojnë sindromën e të pazëvendësueshmit. Të infektuarit me këtë sindromë, e kundërshtojnë autokracinë duke qenë njëkohësisht autokrat, dështimin e ndërmarrjes gjithmonë e lidhin me mos prezencën e tyre, ngase këta janë të gjithëdijshëm, ngecjen ekonomike në shtet gjithmonë e lidhin me mosmarrjen parasysh të ideve të tyre, por njëkohësisht duke mos pasur dhe ofruar fare ide. Ja kjo është sëmundja e kontradiktores me sindromën e të pazëvendësueshmit! Poqë se e kemi diagnoztifikuar si duhet këtë problem, atëherë qartësisht do e shohim se, edhe vendi ynë dhe udhëheqësit tanë qenkan të infektuar nga një sëmundje e tillë. Edhe, atë jo sot, por që moti! Sepse, të trumbetosh dhe të flasësh në Maqedoni për ekonominë e tregut, me automatizëm ke ra në grackën e kontradiktores, dhe je infektuar me sindromën e të pazëvendësueshmit.

Dihet mirëfilli i ekonomisë së tregut, ajo pra në vete ngërthen: dërgim apo plasim të mjeteve (vendore) kapitale dhe jokapitale në shtetet e jashtme, pranim dhe lojalitet të mjeteve kapitale dhe jokapitale nga jashtë, liberalizim tregtarë për lehtësime doganore me vendet fqinjë (këtu e kam fjalën edhe respektim të kësaj marrëveshjes), pranimi i monedhës së përbashkët (euro), këmbim valutor me botën e jashtme, krijimi i klimës politike për bizneset private, si dhe më kryesorja është pranimi dhe zbatimi i standardëve që vijnë prej Bashkimit Evropian. Nëse pak largohemi prej renditjes teorike në letër, dhe e vëzhgojmë praktikën reale ekonomike në Maqedoni, do të përfundojmë me një rezultat tejet rrëqethës. Kushtet në letër që i ofroi Maqedoni për investitor të jashtëm i joshi mirë këta investitor! Kompania austriake EVN është futur me investime në sektorin e energjetikës, pasi Maqedonia kishte fituar statusin e kandidates për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por kjo kompani, shumë shpejtë u zhgënjye nga mosrealizimi i premtimeve të dhëna nga Qeveria. Palët kontestuese, ende vazhdojnë ta kërkojnë drejtësinë nëpër gjykata ndërkombëtare.

Si rrjedhojë e krizës financiare në botë, Maqedonia u përball me anulim të investimeve të huaja në vlerë të përgjithshme prej rreth 350 milionë euro, deri diku kjo e arsyeshme. Investimin e paralajmëruar prej kohësh në Maqedoninë nga kompanit e huaja siç janë TAV-it turke, "Montipe"-së franceze, "Agrokor"-it kroate, do të anulohen, si rrjedhojë e klimës së ftohtë tregtare dhe juridike në vend. Ndërkaq sa i përket ndërtimit të "Qytetit të diellit" nuk ka asgjë. Dështuan, edhe planet investuese të kompanisë sllovene "Iskra" dhe asaj turke "Buroteknik otomotiv”. Këto paralajmërime për investime, ishin si rezultat i fushatës qeveritare me moton, “Maqedonia, porta hyrëse në Ballkan” apo “Investo në Maqedoni: parajsa e re për biznesin tënd në Evropë”, slogane të cilët e paraqitën vendin si parajsë afariste në Evropë.

Kurse, kompania e mirënjohur kroate "Agrokor" bëri thirrje që të mos investohet në Maqedoni, pas obstruksioneve qeveritare që iu bënë kësaj kompanie, e cila kishte planifikuar investime prej 40 milion euro në sferën e grumbullimit të prodhimeve bujqësore. "Agrokor" e profilizuar si kompani për prodhime ushqimore dhe pije dhe e cila merret me grumbullimin e prodhimeve bujqësore, kishte planifikuar hapjen e dy qendrave të grumbullimit për prodhimet vendore në Maqedoni dhe plasimin e tyre në tregun evropian. Kompania kroate, edhe pse kishte nënshkruar marrëveshje me Qeverinë për realizimin e investimeve të saja, më pas ka dështuar gjithçka dhe fajet i janë adresuar krerëve qeveritar maqedonas.

Menaxhimi i brendshëm i dobët dhe indiferenca e qëllimshme e Qeverisë ndaj Swedmilk-it, bëri që të falimentojë edhe kjo kompani multinacionale. Bashkë me këtë bankrotuan, edhe shumë fermer, shpresa ekonomike e të cilëve me ardhjen e kësaj kompanie në vend filloi të gjallërohet, si dhe shkuarja apo transferimi i kësaj kompanie në duar të oligarkëve, rezultoi me shuarjen totale të shpresave të fermerëve për ndonjë rigjallërim të ardhshëm. Pas gjykimeve të pambaruara nëpër gjykate vendore dhe ndërkombëtare të Qeverisë me kompanitë e huaja, tash së fundi edhe operatori mobil VIP, ka vendos ta padisë Qeverinë për mos respektim të konkurrencës ndërmjet kompanive operatore. Shihet qartë një anim i Qeverisë për ndonjë kompani tjetër, kurse çdo anim e ka koston e vetë korruptuese të shprehur në para! Pra, përfaqësuesit e kompanive të huaja në Maqedoni vlerësojnë se problemi kryesor i investitorëve janë procedurat burokratike , gjyqësori i pa reformuar, mosrespektimi i rregullave tregtare, çështjet pronësoro-juridike, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe administrata joefikase.

Aktualisht dëgjojmë për një kaos në fabrikën e sheqerit, pikërisht në kohën kur për shkaqe natyrore në Brazil dhe në Indi, bie në mënyrë drastike prodhimi i sheqerit. Ndoshta mund që t’i humb pak ëmbëlsia këtij shteti prej mungesës së sheqerit, por nuk ka edhe aq rëndësi kur e dimë se shteti në fjalë vuan nga sëmundja e diabetit. Pra, pritet që shumë shpejtë në vendin tonë, të ngritet çmimi i këtij produkti elementar.

Mashtrimi dhe kontradikta qëndron në atë se, me rënien e çmimeve të produkteve me origjinë nga jashtë, nuk bien menjëherë çmimet e produkteve, kurse me ngritjen e çmimeve të produkteve me origjinë nga jashtë, menjëherë ngriten çmimet në vend, ndoshta edhe më shpejtë se atje! Siç ishte rasti me ngritjen e çmimeve të karburanteve në nivel botëror. Në bursat amerikane dhe evropiane binte çmimi i karburanteve për barel, kurse këtu vazhdonte të qëndroj çmimi i karburanteve si më parë. Ky ishte një rast i mirë, për hajdutët zyrtar apo për kriminelët ekonomik! Krejt papritur, në fillim të këtij viti në media dëgjojmë se, papunësi e cila ishte 34 % do të ulet në 31.5 %, si dhe sivjet do të rritet dukshëm investimi i kompanive multinacionale në vend. Ky ishte vetëm një paralajmërim dhe asgjë tjetër. Kësisoj, “zona e lirë ekonomike” mbeti me të vërtet zonë e lirë me plot kuptimin e fjalës! Sepse, me rebalanc të buxhetit është e pamundur të kemi rritje reale ekonomike. Përkundër gjithë këtyre pakuptimësive, për hir të identitetit kombëtare, Qeveria nga buxheti i shtetit ka vendosur t’i dërgoj 500 tifoz maqedonas në Poloni, në ndeshjen basketbollistike që zhvillohet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Vaj halli, edhe nëse humb! Ekonomia botërore ka filluar të del nga recesioni financiar, kurse në Maqedoni ka zëra se së shpejti shteti ynë do të futet në recesion zyrtar.
Si duket menaxherët e këtij shteti i paska kapluar sindroma e të pazëvendësueshmit, ku mendojnë se gjithçka është në rregull si rrjedhojë e qeverisjes së tyre.
Kjo pra, na qenka kontradikta ekonomike! Por të merremi vesh, ne bëmë fjalë vetëm për një pjesë të kontradiktave ekonomike, për tjerat shëndosh...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Kontradiktat ekonomike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: