Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush do ta kthejë kontrollin në veri?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Kush do ta kthejë kontrollin në veri? Empty
MesazhTitulli: Kush do ta kthejë kontrollin në veri?   Kush do ta kthejë kontrollin në veri? Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:41 am

Kthimi i kontrollit në veri, përmes strategjisë së ICO-së e Qeverisë, sipas autoriteteve kosovare do të ketë sukses, nëse përfshihen të gjithë faktorët vendorë e ndërkombëtarë. Por, pjesë të strategjisë, që synon vendosjen e sundimit të ligjit në veri, e rrjedhimisht zbehjen e strukturave paralele serbe, pranojnë se janë vetëm qeveria dhe Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO), e jo edhe EULEX-i dhe KFOR-i.

“Parimisht është një projekt i përbashkët mes ICO-së dhe Qeverisë së Kosovës. Siç e dimë, ka faktorë tjerë që punojnë në Kosovë, por kjo është një strategji e përbashkët e ICO-së dhe e Qeverisë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i ICO-s, Andy Mcguffie, duke u përpjekur që të mos përfshijë dy institucionet që janë përgjegjëse për njërën nga pikat kryesore të strategjisë - vendosjen e sundimit të ligjit në veri.

“EULEX-i dhe KFOR-i kanë mandatin e tyre, kanë programet e tyre dhe programet e tyre përfshijnë veprimet në tërë territorin e Kosovës. Nisma e qeverisë dhe ICO-s është çështje jona, e dy institucioneve tona, ndërsa organizatat tjera do të vazhdojnë me programet e tyre të punës”, theksoi Mcguffie.

Beogradi zyrtar kontrollon veriun tash e dhjetë vjet, përmes strukturave paralele, për të cilat edhe sivjet ka ndarë mbi 40 milionë euro. Sipas analistëve politikë, për t’u zbatuar strategjia për kthimin e ligjshmërisë në veri, është e domosdoshme përfshirja e KFOR-it dhe e EULEX-it.

Ndryshe, ditë më parë, autoritetet e Aleancës Veri-atlantike shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me funksionimin e strukturave paralele në Kosovë, duke u zotuar të reagojnë, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë vendin. Vetë komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Mark Fitzgerald, ka thënë se strukturat paralele paraqesin kërcënim për situatën e brendshme në vend.

Edhe institucionet tjera ndërkombëtare, ICO dhe EULEX-i ditët e fundit janë shprehur kundër strukturave paralele, duke i quajtur ato të papranueshme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Kush do ta kthejë kontrollin në veri?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush Ta ka bo Block n`MSN
» Kush pe ja nis i pari?
» Mos faturimi i rrymës në veri shkakton 10 milionë euro humbje në vit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: