Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kosova e gatshme të bashkëpunojë me Serbinë si shtete të pavarura

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Kosova e gatshme të bashkëpunojë me Serbinë si shtete të pavarura Empty
MesazhTitulli: Kosova e gatshme të bashkëpunojë me Serbinë si shtete të pavarura   Kosova e gatshme të bashkëpunojë me Serbinë si shtete të pavarura Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:43 am

Thirrjen e Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon- ndaj Serbisë dhe Kosovës që të lënë mënjanë konsideratat e statusit në interes të arritjes së bashkëpunimit rajonal- një pjesë e politikës kosovare e konsideron si thirrje që më tepër i është drejtuar Serbisë.

Liderët kosovarë janë treguar më të përmbajtur duke mos dhënë ndonjë vërejtje në përmbajtjen e raportit të Ban Ki-moon, ndërsa përfaqësues të partive opozitare nuk kanë hezituar që t’i apelojnë Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së që të kërkojë sa më shpejtë shuarjen juridike të UNMIK-ut.

Duke iu referuar përmbajtjes së raportit të shefit të OKB-së, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës tashmë kanë hyrë në fazën e prezantimeve të progresit të shtetit. Sipas gazetës Koha Ditore, Thaçi ka paralajmëruar se të arriturat Kosovës do të prezantohen edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.

Ndërkohë, këshilltari për media i presidentit Fatmir Sejdiu, Xhavit Beqiri, ka deklaruar se çështja e statusit është e mbyllur dhe Kosova nuk ka nevojë ta ndryshojë kursin e saj në kontekst të raporteve me UNMIK-un. Beqiri ka thënë se Kosova është treguar çdoherë e gatshme për bashkëpunime rajonale, përkundër se Serbia ka vazhduar të vë pengesa. Ai ka shtuar se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë edhe me Serbinë, por si shtete të pavarura dhe sovrane.

Sipas nënkryetarit të AKR-së, Ibrahim Makolli, shefi i OKB-së është dashur që t’i bëjë thirrje vetëm Serbisë që ta njohë realitetin e ri në Kosovë. “Ban Ki-moon është dashur të dijë se sa shtete të OKB-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se çështja e statusit tashmë është e mbyllur”, ka thënë Makolli, duke shtuar se thirrja e dyanshme mund të shtojë apetitet e Serbisë që të besojë se statusi i Kosovës ende nuk është i mbyllur.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka vlerësuar se thirrja e shefit të OKB-së është në vazhdën e thirrjeve të mëparshme që ka për qëllim ndërtimin e marrëdhënieve të mira në mes Kosovës e Serbisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Kosova e gatshme të bashkëpunojë me Serbinë si shtete të pavarura
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova në BE pasi të njihet nga të gjitha shtetet e Unionit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: