Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Apel për vaksinim kundër A H1N1

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Apel për vaksinim kundër A H1N1 Empty
MesazhTitulli: Apel për vaksinim kundër A H1N1   Apel për vaksinim kundër A H1N1 Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:44 am

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të përfitojnë nga situata relativisht e qetë dhe nga fluksi më i ulë i rasteve me gripin A H1N1 dhe të vaksinohen.

Duke pasuar parasysh rekomandimet e fundit të Grupit për menaxhimin e pandemisë në nivel vendi dhe rekomandimin e Komitetit Nacional për Sëmundje Ngjitëse të Kosovës, MSH – nëpërmjet një komunikate për media - u rikujton qytetarëve se situata rreth Gripit pandemik, megjithatë, mbetet serioze dhe duhet vazhduar me implementimin e të gjitha masave që janë ndërmarrë në vazhdimësi, një prej të cilave është edhe vaksinimi.

Ndërkohë që ka ende doza të konsiderueshme të vaksinave që në Kosovë kanë ardhur si donacion i Qeverisë së Turqisë dhe OBSH po kryen procedurat për sjelljen e një kontingjenti tjetër të vaksinave, shefi i Zyrës së kësaj organizate në Kosovë, dr. Skënder Syla thotë se fakti që vetëm në Evropë janë dhënë deri tash mbi 30 milionë vaksina dhe mbi 200 mijë shtatzëna janë vaksinuar, është një argument për të ecur para me këtë proces, pavarësisht hezitimeve të panevojshme që në publik janë shfaqur lidhur me sigurinë e vaksinës.

Kurse, kryetari i Komitetit Nacional për Sëmundje Ngjitëse në Kosovë, dr. Jusuf Dedushaj, thotë se për momentin nuk ka mjet më të mirë, më të lirë dhe më të sigurt mbrojtës kundër Gripit A H1N1 se sa vaksina.

Ministria rikujton se, vaksinat të cilat ishin të dedikuara për punonjësit shëndetësor dhe të sëmurët klinikë të indikuar nga klinicistët, mund të merren edhe nga kategoritë e tjera dhe se ato janë falas, ndërsa varësisht prej nevojës, MH do të sigurojë vaksina të tjera.

MSH, OBSH dhe Komiteti për Sëmundje Ngjitëse bëjnë të ditur se pohimet se vaksinat kundër Gripit A H1N1 që po përdoren në Kosovë kanë efekte anësore janë të pa argumentuara dhe se në asnjë rast të përdorimit të kësaj vaksine në Kosovë, nuk është raportuar për ndonjë reaksion apo efekt anësor te përdoruesit.

Ndërkohë, në Kosovë, që nga 15 korriku i vitit 2009 e deri më tani janë regjistruar 324 raste A H1N1 pozitive, prej të cilave 14 kanë përfunduar në mënyrë fatale
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Apel për vaksinim kundër A H1N1
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: