Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kastrati njihet me hallet e banorëve të Kodrës së Minatorëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Kastrati njihet me hallet e banorëve të Kodrës së Minatorëve Empty
MesazhTitulli: Kastrati njihet me hallet e banorëve të Kodrës së Minatorëve   Kastrati njihet me hallet e banorëve të Kodrës së Minatorëve Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:45 am

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka zhvilluar në fundjavë një vizitë në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës, për t’u njohur me hallet dhe problemet e banorëve që jetojnë në atë lagje shumetnike.

Kastrati, ka qëndruar në shtëpinë e profesorit Shaban Kelmendi, një prej aktivistëve të kësaj lagjeje, i cili është shquar për përpjekjet e tij për krijimin e kushteve më të mira për jetë në këtë mjedis.

Kastrati ka thënë se banorët shqiptarë të kësaj lagjeje kanë probleme më të theksuara për shkak të gjendjes specifike dhe mungesës së lëvizjes së lirë. Ai theksoi se organizimi përveç strukturave lokale dhe qendrore, duhet të shtrihet edhe te vet banorët, të cilët duhet që nëpërmjet një këshilli të përfaqësojnë interesat e të gjithëve.

Në këtë kontekst, kryetari Kastrati, ka thënë se përfaqësuesit e banorëve në bashkëpunim me strukturat e komunës duhet të krijojnë një pasqyrë reale të gjendjes atje. Ai tha se në këtë mënyrë do të fillohet me përpilimin e një projekti për krijimin e kushteve më të mira për jetë në Kodrën e Minatorëve.

Kryetari Kastrati tha se banorët duhet të përzgjedhin prioritet bashkërisht, ndërsa komuna në bashkëpunim me qeverinë qendrore do t’u dalin në ndihmë. Në këtë drejtim, ai sqaroi se nuk do të bëhet dallim në përkatësinë etnike, por do t’u ndihmohet të gjithëve që kanë nevojë pa përjashtim, si shqiptarëve, serbëve, turqve, boshnjakëve, goranëve etj.

Në anën tjetër, Shaban Kelmendi, i cili në shtëpinë e tij jeton me gruan e tij të sëmurë, ka përmendur probleme të shumta të banorëve të kësaj lagjeje, si për siguri, qarkullim, papunësi etj. Ai tha se vendi ku e ka shtëpinë ka qenë i populluar me shqiptarë, ndërsa tani të gjithë fqinjët i ka serbë.

Ai theksoi se problem i madh është papunësia dhe çështja ekonomike. Sipas tij, shumica e banorëve shqiptarë të 53 shtëpive sa janë duke jetuar atje kanë probleme të tilla. Mandej tha se qarkullimi që dhjetë vite është shumë i zorshëm.

Kelmendi ceku edhe nevojën për një autoambulancë. Tha se është kërkesë e kamotshme, meqë shumë të sëmurë kanë nevojë për trajtim urgjent dhe kjo s’mund të bëhet pa një autoambulancë.

Sipas tij, në lagje janë 15 shtëpi të uzurpuara të shqiptarëve, 45 janë të shitura, ndërsa prej rreth 250 banorëve shqiptarë, 11 janë invalidë dhe 49 pensionistë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Kastrati njihet me hallet e banorëve të Kodrës së Minatorëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova në BE pasi të njihet nga të gjitha shtetet e Unionit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: