Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Si u bëmë Muslimane ?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Si u bëmë Muslimane ? Empty
MesazhTitulli: Si u bëmë Muslimane ?   Si u bëmë Muslimane ? Icon_minitimeTue Jan 19, 2010 6:24 am

Me Emrin e Allahut,Bamirësit të Përgjithshëm,Mëshiruesit.
Falendërimet i qofshin Allahut të Lartësuar,Zotit të botërave .Mëshira dhe bekimet qofshin mbi profetin e fundit Muhamedin (mëshira e Zotit qoftë mbi të),mbi familjen e Tij të pastër dhe mbi shokët e tij besnikë.
Çdo njëri mendon ndryshe nga tjetëri. Jeta është zgjedhje përballë dy alternativave paradoksale: mirë-keq ,dritë –terr. Kujdes! ,kujdes në zgjedhjen e rrugës.
Çdo krijesë mendon diçka që buron thellë nga brendësia e shpirtit dhe padyshim, dëshiron që ti realizojë qëllimet e veta…
Ishte ky qëllim i ynë që na shtyu të besojmë dhe të bëhemi muslimanë, jo vetëm me sjelle por edhe me paraqitje,sepse një njëri ka emrin musliman por mund të mos jetë i tillë,dhe ne e zgjedhem fenë e vërtetë ( fenë Islame).
Argument për ne ishte fjala e Allahut të Lartësuar në Kur’an : “Feja e vetme e pranuar tek Allahu është feja Islame ( Ali Imran:19)”. Mendimi që të besonim diku na shtyu që ne të merreshim me një fe (pra të besonim…) Na erdhi kaq papritur se ne nuk e dinim rëndësinë e kësaj feje,dhe dëshironim të paktën më ato mësime të arrinim diçka nga besimi.Rruga që nisëm dukej shumë e vështirë,sepse i kishim sytë e mbyllur dhe veshët, ndërmjet nesh dhe Allahut të Lartësuar.Mes nesh qëndronte një perde,që na e bënte të padukshme këtë fe(Islamin).Por më vonë e kuptuam se si të arrijmë këtë besim: pra duhesh tu largohesh të gjitha veseve dhe shfaqjeve të këqija të cilat padyshim janë nxitje e shejtanit.
Jeta që ne benim ishte si lojë… me atë që njeriu kënaqet,e për një çast e shijon,mëpas ajo zhduket dhe s’mbetet gjë tjetër veçse një meditim i thellë … Për një moment mendon se gjithë jeta është e jotja që mundesh të besh çfarë të duash me të, por nuk e kupton se ajo është një çast dhe pas saj kthehesh diku, ku është ai Kthim!? E ky është kthimi te Bëmirësi i Përgjithshëm, Allahu i lartësuar.
Sapo i morëm mësimet e para të fesë islame,verjtëm se po ndiemë një ngrohtësi shpirtërore me një fjalë.Melodia hynore e Kur’anit të Madhërueshëm bëri që të zgjohen zemrat tona nga injoranca (mosdija) shumëvjeçare. Në atë melodi të shkronjave të renditura aq bukur,peshonte një kuptim shumë i thellë dhe ne aty gjetëm vetvetën tonë, dhe ne aty gjetem frymzimin që Allahu në Kur’an thotë: “Xhinnët dhe njerëzit nuk i kamë krijuar për asgjë tjetër,përveç që të më adhurojnë( el-Dharijet : 56)”. E pra çdo lëvizje që e bënim në jetë ishtë e kotë në humbje sepse asgjë nuk ishte e lidhur me adhurmin e Allahut të Lartësuar,dhe kjo lidhet me fjalen e Allahut ku thotë: “Pasha kohën!
Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshem.(‘Asr:1-3)”. Kjo është e kuptushme për krijesat e Allahut të Lartësuar,për ato që logjikojnë.Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar, ku thotë: “Thuaj ( o Muhamed) A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë. Vetëm këtë e kuptojnë të mençurit (Zumer :9)
Kështu që edhe i Dërguari i Allahut të Lartësuar ka thënë : Atë që Allahu ia do të mirën, i’a bënë të kuptushme këtë fe !
U mbuluam me veshje islame për të dalluar që ishim të tillë,me mendimin që të zbatonim udhërin e Allahut të Lartësuar i cili është i padiskutushëm, dhe këtë e bëri çdo njëra nga ne,dhe çdo njëra që e ndijente islamin dhe vepronte sipas Kur’anit dhe hadithit (thënieve të Dërguarit të Allahut).
Dëshira për të mbuluar na erdhi krejt rastësisht.Në mujin e Ramazanit po agjëronim për herë të parë dhe falshim edhe namazin nafile(teravitë)përveç namazeve farze (të detyrushme nga ana e Allahut) dhe kur dilshim në rrugë ishim të barabartë me të tjerët. Si ato që e dinin islamin dhe si ata që nuk e dinin atë,dhe ndienim boshllok në zemrat tona.Pse të mos zbatonim atë që Allahu i Lartësuar na urdhërojë.Përderisa ne ishim duke agjëruar vetëm për hirë të Allahut,dhe si të mos mbuloheshim kur edhe kjo ishte një nga urdhërat e Tij.Na dukej se agjërimi nuk na pranohej.Të lodhura nga mundimet më shumë qanim se sa gëzoheshim dhe dalë ngadalë menduam vëtëm për Krijuesin e Gjithësisë dhe për kryerjen e obligimeve të Tij.
Ne ishim të parat që Allahu i Lartësuar na udhëzoi : “ Le të jetë nga ju një grup njerëzish që thrrasin në mirësi dhe ndalojnë nga e keqja ( Ali Imran:104)” Për ti arritur qëllimet e kësaj bote dhe të botës tjetër duhej të zbatonim urdhërin e Allahut të Lartësuar.Kështu që u mbuluam, veprim që ishte për ne përjetim shumë i mrekullueshëm .Na dukej se ishim lehtësuar sepse e vumë në jetë një nga kushtet që Krijuesi na kishte obliguar.Për familjen ishtë një gjendje e rëndë,mendimi i tyre ishte i luhatur dhe nuk na përkrahin aspak,përkundrazi na bënin pengesa,dhe pas shumë përpjekjesh dhe nuk kishin çka të thonin sepse ne e kishim nisur atë rrugë dhe ajo nuk shpërbehej më,sepse kishte zënë rrënjët në zemrat tona.Mbështetje të madhe dhe kurajon e gjetëm te mësuesi ynë ,i cili na tregonte për Pejgamberin dhe vuajtjet e tij,duke shpjeguar Kur’anin ku thotë : “Nuk ka njëri që të ketë vuajtur më shumë se Pejgamberi”dhe kjo për ne nuk ishte asgjë,veçse një hap i parë drejt Islamit. Vallë a do të vazhdojnë mbase këto pengesa edhe më tej ! Detyra jonë është që të bëjmë saber(durim) dhe duke përkujtuar suren e Kur’anit El-Asr. Vërtëtë fjalët e njerëzeve na ndiqinin nga prapa ku do.Kjo ishte e kotë sepse ne ishim si komanduese ,nxënëse, mjeke të shumë të tjerëve që Allahu i Lartësuar deshi që ato të udhëzohen në islam dhe ta veshinin atë uniformë që e kishim ne ( Hixhabin-mbulesën).
Por a mundet ti bindet njeriu krijesës duke ulur Krijuesin !!!
A mundet të ketë njeriu aq forcë se Ai që Krijoi !!!
A mundet të krijoj ai qoftë edhe një mizë(insekt) që ti jep jetë ?Ja pra përse iu bindëm ne Allahut të Lartësuar.Ngase Ai zhduk dhe ringjallë gjithçka sipas caktimit të Tij.

Ja dhe disa vargje të një poeteje që na emociojnë shumë ,dhe që na bëjnë të qajmë:

Le të flasin për hixhabin tim,
Jo,për Zotin nuk ka dyshim,
Me të feja mu më mbron,
Dashurinë në Allahun ma dhu.ron

Shumë prej shoqeve për mua kujtuan,
Se une të keqën vetës ia dua ,
Shumë ofendime përjetova ,
Ne çdo bisedë që i takova .

Po a dhuntitë e Allahut që i posodoja,
Për dynjanë e shkurtë t’i shkatrroja !!!
Le të flasin për hoxhabin tim,
Jo, për Zotin nuk bij ndyshimë.

Këto vargje na bëjnë ta përjetojmë edhe ne bashkë me poetën atë krenari ,krenarinë e mbajtjes së hixhabit,dhe revoltën përballë vështirësive të kësaj bote.
Ne jemi krenare që u bëmë muslimane dhe u mbuluam,kështu që lusim Allahun që të na ruaj besimin tonë dhe ta na forcojë atë.
Dhe në fund inshallah kjo fletushkë u bënë dobi atyre të cilave ende nuk e kanë përmbushur këtë obligim të Zotit të Madhërishëm , dhe dijeni se qetësia e shpirtit është feja islame ,jo format transcendentale .Disenj i përsosur i veshjes është mbulesa ,jo marketingu i trupit i cili vyshket me kohë.Padyshim se besimtaret që besojnë Zotin ,që kryejnë urdhërat e Tij pa hezitim duke mënjanuar kënaqësitë e rrejshme ,e në fakt ato janë kënaqësi fallso ,sepse kënaqësia e vërtetë është besimi dhe praktikimi i urdhërave të Krijuesit, gjithëherë do të fitojnë .

E Falënderojmë Allahun e Lartësuar me ndihmën e të Cilit e përfunduam këtë tekst.
Pergatitur shoqata mirsia

Kopjuar nga Feja - Islame
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Si u bëmë Muslimane ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tregimi i një motre muslimane
» Gratë muslimane që i mësuan burrat e tyre !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Feja Islame-
Kërce tek: