ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ushtrija - lufta dhe Gruaja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster


Posts : 321
Join date : 12/01/2010

MesazhTitulli: Ushtrija - lufta dhe Gruaja   Tue Jan 19, 2010 6:29 am

Ushtria - lufta dhe gruaja

"Në betejën e Uhudit, duke shikuar majtas dhe djathtas, e pashë Ummi Umaren si po luftonte."

Muhammedi


Sipas të drejtës islame, gruaja nuk është e obliguar të shkojë në luftë e të luftojë. Për meshkujt vlejnë si udhëzim fjalët:
"Xhenneti është nën shkëlqimin e shpatës".
Ndërsa për gruan:
"Xhenneti është nën këmbët e nënave."
Në realitet, gruaja është krijesë që punon më së shumti dhe më sinqeritet në mbrotjen e atdheut. Ajo e përgatitë "fuqinë njerëzore" të një populli dhe ia dhuron atdheut të vet. Ato janë krijesa të cilat në parzmat e veta ruajnë mundimet që i sjellin mobilizimet dhe humbjet që ato i shkaktojnë.
Në kohën e të Dërguarit muxhahidët islam derdhnin gjakun e vet në mënyrë të pakursyeshme, duke flijuar edhe jetën, me qëllim që të bëhen "shehidë", si gjënë më të lartë pas "pejgamberisë" (nubuvvetit).


Ato (gratë) ishin tubuar dhe dërguan njerën te i Dërguari i All-llahut:

"-O i dërguar i Zotit! Unë jam përfaqësuese e grave. Nuk ka grua të njohur e të panjohur që nuk dëshiron të dalë para jush. All-llahu është Rabbi dhe Zoti edhe i burrave edhe i grave. Ndërsa ti je i Dërguar i All-llahut, i Dërguar edhe për meshkujt edhe për femrat. All-llahu i Lartësuar, xhihadin e fali si farz për meshkujt. Nëse ata e luftojnë armikun dhe nuk mbyten, bëhen gazi. Do të fitojnë dhurata dhe sevape. Nëse bëhen shehid, nuk do të llogariten si të vdekur, por, përkundrazi si të gjallë, do të shpërblehen nga All-llahu xh.sh. Ç’kanë femrat të ngjashme me këtë aktivitet të burrave?

I Dërguari u përgjigj kështu:

Duhet t’i respektoni burrat dhe duhet t’i dini detyrat dhe obligimet, e pak kush nga ju e bën këtë!"

Një grua nga familja Kudaa kërkoi leje nga i Dërguari . që ti bashkohet mobilizimit ushtarak. Ai refuzoi. E gruaja i tha:

-Nuk dua të luftoj. Vetëm dua t’i shëroj të plagosurit dhe të sëmurëve t’u jap ujë. Ja, për këtë dua të marr pjesë. Pejgamberi iu përgjigj kështu:

-Do të lejoja sikur kjo të mos bëhej traditë dhe sikur të mos flitej se filan gruaja shkoi në luftë. Por, megjithatë, ti duhet të ngelish në shtëpinë tënde."

Këto hadithe flasin se në kushte normale gruaja nuk është obliguar të shërbejë në ushtri dhe të shkojë në luftë. Por, kjo s’duhet kuptuar se gruaja në asnjë mënyrë nuk duhet të marrë pjesë në kësi lloj aktivitetesh.

Sipas juristëve islam, nëse armiku ka shkelë në vendin e tyre dhe nëse vjen në pyetje ekzistenca, atëherë edhe gratë, pa marrë parasysh se a ua lejojnë këtë burrat dhe etërit, shkojnë në luftë.

Në kushte tjera nëse gratë shprehin dëshirën dhe këtë ua lejojnë të afërmit mund të marrin pjesë vullnetarisht në luftë. Gruaja nuk është luftëtare, prandaj gruaja e armikut nuk vritet në luftë. Pejgamberi gjatë dërgimit të muxhahidëve në luftë, u jipte këto instruksione

"Shkoni në emër të All-llahutsubhane we teala duke u mbështetur në All-llahun dhe në fenë që predikon i Dërguari Mos i vritni pleqtë e dërmuar, fëmijët dhe gratë. Mos e grabitni pasurinë shtetërore. Bashkojeni prenë. Zbatoni Islamin. Bëhuni të ndershëm. Bëni të mira! All-llahu i don ata që bëjnë vepra të mira."

Por, nëse gruaja në mënyrë ideore ose aktive merr pjesë në luftë, atëherë (gruaja e armikut) mund të vritet.

Gruaja në ushtrinë islame

Nga koha e Pejgamberit e deri në ditët tona, gruaja islame, i ka rritur luftëtarët më të guximshëm dhe trimat më të drejtë për ushtrinë, dhe, kohëpaskohe edhe vetë është pjesëmarrëse në luftë. Në kohën e Pejgamberit . gratë dhanë shehidin e parë për Islam. Në periudhën e "vështirë të Mekkës", gruaja bashkë me të shoqin u përballoi të gjitha mundimeve. Emigroi në shtetet e huaja. U pikëllua nga dhembja e madhe e krijuar nga skenat e vdekjes së burrave gjatë rrethimit të muslimanëve dhe nga periudha e urisë. Në bisedat e fshehta politike dhe fetare që në fund të periudhës së Mekes i bënë qytetarët e Medines dhe i Dërguari . morën pjesë edhe gratë.

Ajo mori pjesë në Hixhretin për në Medine dhe mbrojti Islamin gjatë tërë jetës. Gruaja mori pjesë në shumë ekspedita të armatës islame dhe në transportimin dhe shërimin e heronjëve, në bartjen e shehidëve, në hapjen e varrezave, në përgatitjen e ushqimit, në sjelljen e ujit, në ruajtjen e rezervave ushqimore dhe shumë aktivitete tjera. Veç kësaj, ajo vetë personalisht përdori shpatën dhe shtizën. Vrau armiq dhe vetë u bë heroinë dhe shehide.

Ummi Umare nga ensarët mori pjesë në betejën e Uhudit. Gjatë një luftimi, në radhët e ushtrisë islame, midis dhjetë vetëve që gjendeshin pranë të Dërguarit . ishte edhe kjo, burri i saj dhe të dy bijtë. Kjo, me shpatë në dorë luftoi pranë të Dërguarit a.s. Në këtë rast vrau një kalorës të armikut dhe u plagos edhe vetë, madje në disa vende. Pejgamberi thotë:

"Ditën e betejës në Uhud, në çdo shikim majtas e djathtas, e shikoja Ummi Umaren si luftonte pranë meje."

Ummi Umare mori pjesë në disa beteja. Kur kuptoi se Pejgamberi i rrejshëm, Musejleme ia vrau djalin, Halidin, ajo u betua se do të luftojë kundër tij dhe mori pjesë në betejën kundër murtedëve (renegatëve) në Jemame nën komandën e Halid b. el-Velidit. Në këtë luftë ia prenë dorën dhe kishte marrë dymbëdhjetë plagë. Musejleme u vra në këtë luftë dhe kështu fjala e Ummi Umares erdhi në vend. Në historinë islame ka shumë raste të ngjashëm me këtë të Ummi Umares.

Nuk është lëndë e kësaj vepre të flitet për këtë gjë. Për gratë muxhahide të kohës së Asri-Saadetit, hadithe transmetuan këta muhaddithë: Buhari, Muslim, Ebu Davud, Tirmidhi, Ibën Maxhe, Ebu Nuajm, Abdurrezak dhe Taberani.

Veprat e grave muxhahide në ushtrinë islame në periudhën e mëvonshme gjinden në faqe të arta të historisë. Ende janë të freskëta kujtimet për heroizmin e muxhahideve në luftërat çlirimtare si p.sh. gratë algjeriane.

Kopjuar nga Feja - Islame
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Ushtrija - lufta dhe Gruaja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Feja Islame-
Kërce tek: