Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shembuj si të mësojm nga gabimet e tjerve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Shembuj si të mësojm nga gabimet e tjerve Empty
MesazhTitulli: Shembuj si të mësojm nga gabimet e tjerve   Shembuj si të mësojm nga gabimet e tjerve Icon_minitimeTue Jan 19, 2010 6:37 am

Shembuj se si të mësojmë nga gabimet e tjerëve

Shembuj se si të mësojmë nga gabimet e tjerëve


Një djalosh pa përvojë, ishte i gëzuar shumë se do të martohej me të bijën e një familjeje të devotshme. Por ky gëzim nuk zgjati shumë gjatë. Që në javën e parë u ballafaqua me një shitblerje shumë të shtrenjtë, dhurata. tesha, këpucë, çantë tepër të shtrenjta.Ishte befasuar për të keq dhe vetes i ja parashtronte pyetje: Unë këtë familje e njihja si të devotshme si famije që ka jetë dhe botëkuptime personale dhe që jetën nuk e organizon sipas llafeve të të tjerëve, por që në takimin tonë të parë ia dolën të më shembin. Si nuk menduan aspak se jam i vetëm nuk kam shumë pasuri dhe si do të mund t`i përballoj tërë këto lukse?.. Fatura e shitblerjes së kripur që në fejesë i solli në mendje dyshime se vallë si sa e shtrenjtë do të jetë dasmadhe jeta e tij. Vërtetë ishte një harxhim tepër i madh për një ceremonial të tillë. Ndërsa mehri (kunderpagesa për martesën) ishteaq edhe më marramendëse i kërkuan plot 50 lira!.. Mendonte por nuk i jepte dot arsye... familje e devotshme por në anën tjetër fatura marramendëse... që ia dolën t`ia thyejnë shpresat një djali të ri. Vallë çfarë devotshmërie është kjo?..
Filluan t`i vijnë ndërmend librat që i kishte lexuar më parë. Kishte lexuar hadithe ku i derguari i Allahut ndalonte gjërat e tilla që i tejkalonin mundësitë ekonomike. " Martesa më e mirë është ajo me më pak harxhime dhe e lehtë !" thoshte ai. Për një kohë mendoi që është problematikë t`ia hapë nënës së të fejuarës. Ashtu edhe bëri por fjalët që dëgjoi tingëlluan si shpërthim bombe: Bija ime njëherë martohet o dhëndër! Sa do që të jetë shtrenjtë ia vlen. Madje ne jemi njerëz që kanë dahsamir edhe dashakeq, nuk duam që të biem nën ta!.. shiko mos mendo se do të kalojsh lehtë edhe për dasmë. Duam që të jetë dasmë e përmendur! Ke të drejtë i tha dhe vazhdoi të mendojë në vete. Vërtetë njëherë martohet por bëhet një gabim me të cilin shkatërohet jeta e një të riu, gabim që do ta ndjekë tërë jetën. Vallë kujt ia bëjnë këtë vitrinë. Nëse njerëzit përeth tyre janë fetarë kjo medoemos do të jetë shembull i keq! A thua vallë për martesën e saj nuk vlen ajo që thoshte Pejgamberi a.s.? Shkoi për tu konsultuar me një hoxhë të cilin e njihte... Përgjigja që morri ishte kjo: Biri im! Kriter i mjaftueshëm për devotshmëri nuk ashte shamia! Me rëndësi ashte devotshmëria e vetëdijshme!.. Kur besimtari jetën e vet e organizon sipas fjalëve të huaja dhe për vitrinë nuk kemi të bejmë me devotshmëri. Devotshmëri e mirëfilltë është kur besimtari jetën e vet e organizon sipas parimeve islame pa marrë parasyshse si do të mendojnë të tjerët. Duhet ta dish se kriter i devotshmërisë së një femre është jeta sipas normave fetare dhe praktikimi i tyre me vetëdije e assesi nuk mjafton që vetëm të mbulohet. Në këtë kontekst duhet të jetë edhe organizimi i jetës ekonomike. Këto gjëra duhet të bisedohen që në fillim të çdo vendimi për martesë!.. Do të thotë se unë kam bë një gabimë shumë të madh ! -tha djaloshi. Unë për martesë zgjodha vajzën duke u kufizuar vetëm në formën e jashtme të saj. Mendova se mbulesa është kriter i devotshmërisë. E nuk i vura rëndësi se sa kjo devotshmëri është me vetëdije të saj. Nuk mendova aspak se ajo mundet të mbulohet sa per sy e faqe. Sikur që në fillim të ishim marë vesht për harxhimet që janë duke më shkatruar ekonomikisht! Shpresojmë që ky shembull të jetë mësim edhe për shumë të rinj të tjerë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Shembuj si të mësojm nga gabimet e tjerve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mesimi i HTML-se me shembuj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Feja Islame-
Kërce tek: