ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kujdesu për Burin Tënd

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster


Posts : 321
Join date : 12/01/2010

MesazhTitulli: Kujdesu për Burin Tënd   Tue Jan 19, 2010 6:39 am

Kujdesu për burrin tënd!

Thotë All-llahu i madhëruar: “Gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj së fshehtës...” [En-Nisa, 34]

Është pyetur Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se cila është gruaja më e mirë? Është përgjigjur: “Gruaja më e mirë është ajo, e cila kur ta shikosh të gëzon, kur t’a urdhërosh të respekton dhe nuk të kundërshton në vetën e saj e as në pasuri në mënyrë të padëshirueshme.”

Në një hadith tjetër thotë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Gratë e juaja, të cilat e meritojnë xhennetin janë ato, që janë të dashura e të buta, ato që lindin shumë, ato që çdoherë janë të gatshme për burrin e tyre, saqë kur hidhërohet burri, ajo vie e ia ulë dorën e saj mbi dorën e tij dhe i thotë: Nuk kam për të futur gjumë në sy derisa të pajtohesh me mua.

Një herë, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e pyeti një grua: “A je e martuar?” Po.-i tha ajo. “Si sillesh me të?”- e pyeti Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Ajo tha: Nuk e kursej veten deri sa të kam mundësi. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i tha: “Ke kujdes se ku gjindesh me të, sepse ai është xhenneti dhe zjarri yt!”

Thotë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Nëse një grua falë pesë kohët e namazit, agjëron muajin e ramazanit, ruan nderin e vet dhe dëgjon burrin e vet, i thuhet asaj: hyr në xhennet nga cilado derë e xhennetit që të duash!”

Një nënë e mençur e porositi të bijën e saj kur e martoi:

“O bija ime, po largohesh nga shtëpija yte, nga e cila je rritur dhe po le të dashurit e tu e po shkon tek një burrë që nuk ke pasur njoftësi dhe afërsi. Bëhu robëresha e tij, që të bëhët robi yt. Nëse don ta kesh për tërë jetën, ta lë këtë porosi:

• Ta dëgjosh e ta respektosh

• Zbukuroja dunjanë e tij, e mos t’i kapë syri e as hunda e tij të keqen e as të urrejturen

• Të jesh e gatshme gjithmon për të me ushqim dhe pirje, rehatoja gjumin, sepse këto atë e disponojnë

• Ruaja pasurinë, nderin tënd dhe fëmijet tuaj...



Një grua tjetër tregon për kujdesin e saj që ka ndaj burrit të vet:

• Burrit tim çdo herë ia ruaj hapat e tij kur marrin shkallët e pallatit dhe e pres tek dera dhe ia çeli derën para se ai ta çelë vet me çelësin e tij.

• I përcjelli levizjet e tija; trokitjen, hapat, zërin dhe bëhem e gatshme gjithherë për të.

• Ushqimin gjithmonë e shtroj në kohët kur ai vjen në shtëpi.

• Në kohët e nxeta, e pres tek dera me gotë uji të ftoftë apo pije freskuese.

• E kam vendosur një pasqyrë tek dera e banesës, që të vërtetohem për pamjen time para se ta takoj.

• Çdoherë i ndrroj fjalët përshendetëse kur e përshendes.

• Kujdesem që ta pres me ndonjë lajm të mirë, që e gëzon atë.

• Gjithherë e pres të parfumosur, me parfumet që i pelqejnë atij.

• I marr edhe fëmijët për ta pritur babain e tyre tek dera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Kujdesu për Burin Tënd
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Feja Islame-
Kërce tek: