ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Hidhërimi dhe tërbimi për shkak të fëmijëve të gjinisë femërore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster


Posts : 321
Join date : 12/01/2010

MesazhTitulli: Hidhërimi dhe tërbimi për shkak të fëmijëve të gjinisë femërore   Tue Jan 19, 2010 6:48 am


Hidhërimi dhe tërbimi për shkak të fëmijëve të gjinisë femërore



















<blockquote class="postcontent restore ">
“Dhe kur i vjen lajmi për lindje të vajzës, cilit do prej tyre i nxihet fytyra dhe përbrenda mbushet plot hidhërim që zien!
Ai fshihet me turp nga njerëzit për shkak të së keqes që ia njoftuan.
A ta mbajë atë me dhimbje e i poshtëruar, apo ta mbulojë atë në tokë? A nuk është me të vërtetë i ligë gjykimi i tyre
(Nahl, 58-59).
Ky gabim nuk paraqet vetëm gabim në edukim, por edhe në besim - akide.
Për fat të keq, madje edhe sot, në kohën bashkëkohore të përparimit të
gjithanshëm, kemi raste mjaft të shpeshta kur disa prindër hidhërohen e
tërbohen kur Allahu subhane we teala iu dhuron fëmijë të gjinisë
femërore.
Disave kjo u vie aq vështirë, saqë ndiejnë turp, kështu që zemërohen
rëndë me bashkëshorten e vet duke ia bërë të pamundur fëmijës jetën
normale që në fillim. Nuk ka kurrfarë dyshimi se sjellja e tillë bën
pjesë në zakonet e xhahilijetit dhe në zakone e veprime të xhahilëve
(injorantëve).
Kemi të bëjmë me një gjë aq të madhe e të rrezikshme, saqë për të në
mënyrë të drejtpërdrejtë flet edhe Zoti i gjithësisë, Allahu i
Gjithëmundshëm, i Cili thotë (shqipëruar në këtë kuptim): “Dhe
kur i vjen lajmi për lindje të vajzës, cilit do prej tyre i nxihet
fytyra dhe përbrenda mbushet plot hidhërim që zien! Ai fshihet me turp
nga njerëzit për shkak të së keqes që ia njoftuan.
A ta mbajë atë me dhimbje e i poshtëruar, apo ta mbulojë atë në tokë? A nuk është me të vërtetë i ligë gjykimi i tyre?”
(Nahl, 58-59).


Ekziston thënia e njohur: “Dita e mirë njihet në mëngjes”, andaj çka
mund të presë fëmija i cili është pritur kështu në këtë botë???
Nëse në ndonjë rast do ta vizitonit cilindo nga spitalet e mbarë botës
dhe do të përqëndronit vëmendjen në pamjen e fytyrës së njerëzve të
pranishëm që në atë moment kanë marrë lajmin për lindjen e fëmijës, e
t’i dëgjoni e analizoni sjelljet e tyre, do të mund të vëreni përputhje
të habitshme ndërmjet Fjalëve të Allahut të Lartësuar dhe sjelljeve të
tyre.
E njëjta gjë vërehet edhe në spitalet ku, me anën e ultrazërit, shikohen shtatzënat dhe zbulohet gjinia e foshnjes.
Do të mund të vëreni qartë se si shumica e baballarëve gëzohen pamasë
kur bashkëshortet i informojnë se presin fëmijë mashkull, ndërsa atyre
që u thuhet se do të kenë vajzë ngrysen në fytyrë dhe thellohen në
mendimet e veta, e nuk është i vogël numri i atyre të cilët haptazi
tregojnë shenjat e tërbimit e të zemërimit. Allahu i Lartësuar na
mbroftë nga sjellja e tillë!

Rreziqet e sjelljes së tillë janë:
- Paraqet kundërshtim të hapur ndaj caktimit të Allahut subhane we teala, kaderit.
- Është pakënaqësi e qortim ndaj mëshirës dhe dhuratës së Allahut të Lartësuar.
- Është imitim i pabesimtarëve dhe pasimi i zakoneve të xhahilijetit.
- Është dëshmi e primitivizmit të atyre njerëzve, e injorancës së tyre,
e jostabilitetit psikik dhe e prapambeturisë intelektuale.
- Kjo është për gruan ngarkesë në gjërat të cilat nuk mund t’i
ndryshojë dhe në të cilat nuk mund të ndikojë. Disa madje e urrejnë
gruan që pret dhe lind fëmijën e gjinisë femërore.
- Kjo është përbuzje, përçmim e përulje e personalitetit të gruas për gjëra në të cilat ajo nuk ka ndikim.



Marrë nga libri: “Gabimet e rrezikshme në edukimin e fëmijëve”, Muhammed Ibrahim b. el-Hamed
</blockquote>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Hidhërimi dhe tërbimi për shkak të fëmijëve të gjinisë femërore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Feja Islame-
Kërce tek: