Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ke kujdes, motra ime, këtë mik mos e lëndo dhe prej tij mos u largo.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Ke kujdes, motra ime, këtë mik mos e lëndo dhe prej tij mos u largo. Empty
MesazhTitulli: Ke kujdes, motra ime, këtë mik mos e lëndo dhe prej tij mos u largo.   Ke kujdes, motra ime, këtë mik mos e lëndo dhe prej tij mos u largo. Icon_minitimeTue Jan 19, 2010 6:50 am

Ke kujdes, motra ime, këtë mik mos e lëndo dhe prej tij mos u largo.


Duke lexuar titullin e kësaj teme sigurisht nëpër kokë shkojnë shumë
mendime. Mendohet se bëhet fjalë për melekun e vdekjes apo për ndonjë
ngjarje.
Në të vërtetë do të flasim për një mik të motrave muslimane, e
inshaAllah na mundëson Allahu e flasim edhe për mikeshën e vëllait
musliman!
Do të flasim për një mik që prej kur ky mik bëhet pjesë e jotja, motra
ime, është miku më i vlefshëm, është prehje, është qetësues, shoqërues
në udhëtimet me ty, është aty kur je e sëmurë dhe shëndosh dhe miku më
i mirë i jetës.

Shpesh ke lexuar për këtë mik se sikur të urdhëronte dikë Allahu t’i
bëj sexhde dikujt do të urdhëronte ty, oj motra ime, ti bësh sexhde
këtij miku të ri të panjohur:

“Sikur ta urdhëroja dikë për t'i bërë sexhde dikujt tjetër (përveç
All-llahut), do ta urdhëroja gruan për t'i bërë sexhde burrit të saj.”
(Tirmidhiu)

Ky mik është ndër njerëzit më të dashur tek ti, ndër njerëzit që më së
shumti të qetëson, ndër njerëzit që më së shumti rri, fle dhe zgjohesh
me të, të ushqen dhe kujdeset për ty, brengoset kur ti s’je mirë dhe
gëzohet kur ti gëzohesh.
Allahu thotë në Kur’an:
“Burrat janë përgjegjës për gratë...” (Nisa: 34)

“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju
bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet
jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për
njerëzit që mendojnë.” (Suretu Rum: 21)

Tash ndoshta e kuptove motra ime kush është ky mik i panjohur që bëhet miku yt më i dashur...
Ky mik është bashkëshorti yt, njeri që ndoshta më përpara se ke njohur
fare. E prej kur Allahu ka caktuar që ti të jesh bashkëshorte e këtij
miku, vendose kurorë sipas dispozitave islame, ai u bë miku yt më i
dashur.
Për këtë mik i cili ka shumë vlerë dhe me respektimin e të cilit
fitojmë xhenetin, Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:
“Nëse gruaja i falë pesë kohët e namazit, agjëron Ramazanin, e ruan
moralin e saj dhe dëgjon burrit e saj, do t'i thuhet asaj: hyn në
Xhenet nga cilado derë". (Ibën Hibbani, Taberaniu, Ebu Nu'ajm)

Ke kujdes, motra ime, këtë mik mos e lëndo dhe prej tij mos u largo.
Bëju për të grua e devotshme. Ruaju, mos e hidhëro, që pastaj hyritë e
Xhenetit të mallkojnë ty.

Këtë mik që ka kaq vlerë, këtë mik të mirë në jetën tënde, oj motra ime
e dashur, që është më i vlefshëm se diamanti dhe të gjitha të mirat e
dynjasë, ruaje mos të humb, ruaje, mos e hidhëro!
Me humbjen e këtij miku ke humbur diçka të madhe dhe me hidhërimin e këtij miku hidhëron Allahun.
Bëhu bareshë në shtëpinë e këtij miku dhe bareshë e familjes së tij!
I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë: "Burri është
bari në kopenë e tij dhe përgjegjës për familjen e tij. Dhe gruaja
është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe përgjegjëse për familjen
(fëmijët)" (Buhariu, Muslimi).

Bëje, motra ime, këtë mik të kënaqur sepse nëse ndahesh nga ai duke
qenë nga ti i kënaqur Xheneti është i yti inshaAllah. Muhamedi,
salAllahu alejhi veselem, ka thënë:
"Secila grua e cila vdes, ndërsa burri i saj është i kënaqur me të, do të hyjë në Xhenet." (Tirmidhiu, Ibn Maxhe)
Ky mik kaq me vlerë është bashkëshorti besimtar i sinqertë i cili ia ka frikën e Allahut subhanehu ve teala.

Motra ime, më në fund të këshilloj: ke frikë Allahun dhe respektoje Atë
së bashku me këtë mik të ri nëse do të hysh në xhenetet e Tij.
Allahu thotë në Kur’an:
“Hyni në Xhenet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar (përfundimi i mirë
është) Xhenete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe
prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata
do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.”

Lus Allahun, subhanehu ve teala, që motrave të mia muslimane t’iu
dhurojë nga një mik të devotshëm, mik të sinqertë, mik që ia ka frikën
e Allahut, subhanehu ve teala, e motrave që veç janë duke u shoqëruar
me këtë mik t’iu dhurojë jetë të lumtur në nënshtrimin e urdhrave të
Allahut subhnanehu ve teala!
O Allah, begatoj motrat tona me lumturi bashkëshortore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Ke kujdes, motra ime, këtë mik mos e lëndo dhe prej tij mos u largo.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Motra budallic
» Zogjte e vegjel te pulave dine te numerojne dhe kete preferojne ta bejne nga e majta ne te djathte.
» KOHA E KOMETES PREJ DVD ORIGJINALE NE DIVX
» Qysh me Danwllodu prej bitorrent ? kliko ktu
» Qysh me Danwllodu prej uittorent ? kliko ktu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Feja Islame-
Kërce tek: