Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Disa bindje që pengojnë hixhabin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Disa bindje që pengojnë hixhabin Empty
MesazhTitulli: Disa bindje që pengojnë hixhabin   Disa bindje që pengojnë hixhabin Icon_minitimeTue Jan 19, 2010 6:52 am

Disa bindje që pengojnë hixhabin

Do të mundohem në mënyrë sa më të shkurtër t'i paraqes disa nga mendimet që shpesh i dëgjojmë kur e këshillojmë ndonjë vajzë muslimane.


Thotë e zbuluara: Unë e dua Zotin, kjo më mjafton.

I themi: Zoti në Kur'an thotë: "Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë...". (Al-Imran, 31)

E zbuluara: Feja është diçka e vështirë.
I themi: Zoti në Kur'an thotë: "All-llahu dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju." (El-Bekare, 185)

E zbuluara: Shamija nuk ka rëndësi të madhe,ka mjaftë punë tjera që mund t'i bëjmë.
I themi: All-llahu subhane we teala thotë: "...për atë që nuk kishit kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe..." (En-Nur, 15)

E zbuluara: Unë jam e re dhe do ta vej shaminë më vonë.
I themi: Motër vdekja nuk dallon a je e re apo e moshuar, ajo të vjen në befasi.

E zbuluara: Do të mbulohem pas martesës.
I themi: Motër kanë thënë: "Gjynahet janë ato që ta ndalin rrizkun". Si thua nëse All-llahu subhane we teala nuk të çon rrisk dhe nuk martohesh me njeri të mirë, apo nuk martohesh fare... Motër më duket se shumë sigurt po folë për të ardhmen?!!


E zbuluara: Burri im nuk dëshiron që une të mbulohem.
I themi: Thotë Pejgamberi salallahu alejhi ve sel-lem: "Nuk rrespektohet krijesa duke i bërë mëkat Krijuesit". (transmeton Ahmedi, dijetari Alban e ka konsideruar të vërtetë)

E zbuluara: Do të mbulohem kur t'më mbushet mendja.
I themi: Thotë All-llahu subhane we teala: "Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës." (El-Ahzab, 36)

E zbuluara: Me mbulesë nuk mund ta vazhdoj shkollën dhe nuk kam mundësi të punoj, sepse nuk më pranojnë.
I themi: Nderi dhe morali i femrës është më i rëndësishëm se çdo gjë, ndërsa kënaqësia e All-llahut subhane we teala dhe Xhenneti i tij është më i shtrejtë se çdo gjë.

E zbuluara: Nuk mundem t'i përballojë fjalët e njerëzve.
I themi:Për ty është që të bësh sabër, ti duhesh të jeshë krenare. Janë tallur edhe me krijesën më të mirë që ka shkelë këtë botë, me Muhammedin . Motër kjo është rruga e pejgamberëve dhe njerëzve të mirë. Thotë All-llahu i madhëruar: "E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të." (El-Hixhr, 11)

E zbuluara: Nuk mund ta duroj hixhabin kur janë temperaturat e larta, e sidomos verës.
I themi: All-llahu i madhëruar thotë: "Thuaju: “Zjarri i xhehennemit ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!”

E zbuluara: Po vendi nuk është këtu, dhe shoqëria asnjë nuk është me hixhab.
I themi: Pasha All-llahun Motër, kjo është fjala më e keqe, të cilën e thojnë banorët e zjarrit. Ata thojnë: "...Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre”. (Ez-Zuhruf, 23)
Dhe thotë All-llahu i madhëruar: "Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut..." (El-En'am, 116)

E zbuluara: Gjëja më kryesore është që ta kemi zemrën e pastërt, unë e kam zemrën e mirë, kjo mjafton.
I themi: Nëse me të vërtetë e ke zemrën e pastërt atëherë kjo duhet të vërehet ne punët tuaja. Thotë Pejgamberi : "Në trupin e njeriut është një copë mishi. Nëse ajo përmirësohet, tërë trupi përmirsohet. Nëse ajo është e prishur, atëherë tërë trupi prishet, e ajo është zemra." (mutefekun alejhi)

Motër ! Ishin këto disa mendime të pabaza që i dëgjojmë nga disa vajza muslimane, të cilat mundohet t'i ikin mbulesës. U munduam që sa më shkurt t'ia kthejmë përgjigjen që të mos bëhet e tepërt.


Mahmud El-Misrij
Përktheu:
Senad Ramadani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Disa bindje që pengojnë hixhabin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Feja Islame-
Kërce tek: