Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fshati italian zgjedh mbretin e ri!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Fshati italian zgjedh mbretin e ri! Empty
MesazhTitulli: Fshati italian zgjedh mbretin e ri!   Fshati italian zgjedh mbretin e ri! Icon_minitimeSat May 01, 2010 4:22 pm

Trashëgimtari i industrisë së tekstilit i cili prodhon veshje të brendshme të femrave, Marcello Menegatto, është zgjedhur mbret i ri i mbretërisë së vetëshpallur të Seborges në veri të Italisë.

Marcello Menegatta (31 vjeçar) është zgjedhur nga shumica e banorëve e së ashtuquajturës mbretëri e Seborges, që ka gjithsej 360 banorë.

Po ashtu i njohur edhe si mbret i najlonit, monarku i ri ndoshta do të quhet Shkëlqesia e tij për nder të paraardhësit, Giorgo I, i cili vdiq vitin e kaluar pas betejë 50 vjeçare për të drejtat e Seborges.

Mbreti i ri Marcello Menegatto ka plane të mëdha për mbretërinë e tij, përfshirë këtu edhe ndërtimin e një hoteli i cili do të tërhiqte numër të madh të turistëve dhe premtoi se do të krijojë vende të reja të punës.

Njëra prej detyrave të tij të para është të zgjedh titujt zyrtar. “Dëshiroj të krijoj një infrastrukturë të re dhe tu ndihmoj këtyre njerëzve. Do ta vazhdojë betejën për pavarësinë e Seborges”, tha zoti Menegatto derisa përkrahësit e tij e mbanin në krah pas zgjedhjes si mbret.

Seborga është një fshat i vogël në bregdetin italian afër kufirit me Francën e cila ka monedhën e vet, pullat e veta postare dhe flamurin zyrtar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Fshati italian zgjedh mbretin e ri!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Kuriozitete-
Kërce tek: