Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Piratët italianë të kredit kartelave, vjedhin në të gjithë Ballkanin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Piratët italianë të kredit kartelave, vjedhin në të gjithë Ballkanin Empty
MesazhTitulli: Piratët italianë të kredit kartelave, vjedhin në të gjithë Ballkanin   Piratët italianë të kredit kartelave, vjedhin në të gjithë Ballkanin Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:33 am

Dy piratët italianë, që kanë bastisur dhjetëra llogari bankare me karta krediti të klonuara, kanë qenë “profesionistë” të fushës. Prokuroria e Tiranës, e cila ka marrë në dorë hetimet pas arrestimit të Luca Calvias dhe Gabriele Pasqualinos, të dy 25-vjeçarë nga Genova në Itali, deklaron prova se italianët e kryenin aktivitetin e paligjshëm edhe në shtetet e tjera të rajonit. “Dyshohet se Calvias dhe Pasqualinos kanë grabitur me karta krediti edhe në Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovë apo vende të tjera në Ballkan” deklarojnë të dhënat nga Prokuroria e Tiranës.

Sipas tyre, në ditët pasardhëse do t’i dërgojnë kërkesa për informacione këtyre shteteve për të bashkëpunuar për hetimin e këtij grupi. Hetuesit shqiptarë dyshojnë se grupi ka funksionuar në mënyrë të organizuar, duke u përhapur në të gjitha vendet fqinje të Shqipërisë, por edhe më gjerë.

Si “përfaqësues” në Shqipëri kishin ardhur Luca Calvias dhe Gabriele Pasqualinos, megjithatë ka të dhëna se edhe persona të tjerë mund të kenë grabitur në Shqipëri me karta të klonuara. Burimet nga Prokuroria e Tiranës thanë se materialet e policisë për këtë grup kanë mbërritur dhe po hetohen nga zyra e Task-Forcës kundër krimit ekonomik. Dosja do të hetohet nga prokurori Armand Gurakuqi, i cili ka drejtuar edhe hetimet për grupin shqiptar që klononte karta krediti, të arrestuar gjatë operacionit “Matrix”, të cilët vodhën rreth 1.5 milionë euro.

Nga ana tjetër, hetimet janë shtrirë edhe më gjerë pas arrestimit të tyre. Fakte të reja kanë dalë në dritë edhe nga oficerët e policisë gjyqësore. Nga të dhënat mësohet se ky grup, këtë aktivitet kriminal, e kryente për herë të dytë në Shqipëri. Burimet policore shpjegojnë se për herë të parë, ata kanë ardhur në Shqipëri gjatë muajit shtator 2009.

Gjatë asaj kohe, kanë qëndruar në Shqipëri për katër ditë. Sipas policisë, për një kohë kaq të shkurtër ata kanë kryer mbi 750 transaksione. Por, jo të gjitha kanë qenë të suksesshme. Kështu, 400 prej tyre kanë mbetur në tentativë, ndërsa 350 transaksione janë kryer me sukses. Me këto transaksione, ata kanë tentuar të tërheqin rreth 15 milionë lekë, por kanë marrë vetëm gjysmën e tyre.

Sipas të dhënave më të reja, ata kanë arritur që nga 350 transaksionet e kryera kanë përfituar 8 milionë lekë. Gjatë asaj kohe, ata kanë përdorur 250 karta të klonuara, të cilat i përshtatnin, pasi vidhnin kodet nga serverët e bankës. Ndërsa për herën e dytë, pavarësisht se policia, ende nuk ka nxjerrë një shifër konkrete sesa është vjedhja, mësohet se janë përdorur mbi 100 karta. Kështu, nga të dhënat e mbledhura, duke kontaktuar edhe me pikat kufitare, ka rezultuar se dy italianët e arrestuar kanë hyrë në Shqipëri më datë 9 janar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Piratët italianë të kredit kartelave, vjedhin në të gjithë Ballkanin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kredit Karta
» Sejdiu: Bankat komerciale duhet të kenë kritere të njëjta për të gjithë rajonin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: