Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Roli i femres n`shoqerin islame

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Roli  i femres n`shoqerin islame Empty
MesazhTitulli: Roli i femres n`shoqerin islame   Roli  i femres n`shoqerin islame Icon_minitimeTue Jan 19, 2010 6:35 am

Roli i femrës në shoqërin islame

Falënderimi dhe Adhurimi i takon Vetëm Allahut, Krijuesit dhe Furnizuesit të Njerëzimit, kurse paqja, mëshira, begatitë dhe urtësitë qofshin mbi të Dërguarin e Tij të nderuar Muhamed Mustafan alejhis-selam, mbi familjen
e Tij të ndershme, mbi shokët e Tij besnik dhe mbi çdo njërin i cili me sinqeritet e pason rrugën e Tij deri në Ditën e Gjykimit.

Falënderojm Allahun që zbriti Islamin në tokë që të sjellë paqe, dashuri, harmoni, drejtësi, mirkuptim dhe zhvillim.
Falënderojm Allahun që pajisi Islamin me vlera, fryte dhe ligje madhështore dhe shumë efikase me qëllim që të ia ruaj Njeriut jetën, pasurinë, familjen, shëndetin dhe nderin. Falënderojm Allahun që na mësoi në shpalljet e Tij Hyjnore se Njeriu është krijesa më e priveligjuar dhe më e dashur e Tij.

Allahu pasi dëshmoi se Njeriu është më i priveligjuari si krijesë e Tij atëherë na mësoi se Njeriu vazhdimisht duhet të bëjë përpjekje që këtë privilegj ta ruaj ngase privilegji, grada dhe nderi i Tij do të sulmohet gjatë jetës nga armiqët e Tij. Allahu tha JO dhunës, padrejtësis, asimilimit, ç’nderimit, poshtërimit dhe robërimit të Njeriut.
Allahu porositi dhe udhëroi Drejtësi dhe Arsimim tek Njeriu ngase Njeriu si krijesë biologjike nga natyra e Tij nuk i shkon përshtati dhuna dhe dekadenca [ose thënë më ndryshe ngecja mbrapa nga zhvillimi].

Allahu nga mëshira dhe dashuria e Tij krijoi Mashkullin dhe nga Ai krijoi Gruan dhe nga këta dy krijoi familje, shoqëri, fise dhe popuj të ndryshëm. Allahu në Kur’an thotë: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është Ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.” [Sureja El-Huxhuratë/13]

Kur flasim për krijimtarin e Gruas hasim në një Deti pa bregdet, ngase gjejmë fakte, mësime dhe argumente që na i dëshmoi Zoti se Gruaja posedon merita të mëdha dhe vetëm me edukimin e saj edukohen popujt.
Shtrohet pyetja:




CILI ËSHTË ROLI I FEMRËS NË SHOQËRIN ISLAME?

Islami erdhi ta ngrisë personalitetin e femrës, erdhi të ia jap meritat që posedon si Qenje njerëzore, erdhi ta ftoj në Edukim dhe Arsim.
Islami nuk erdhi ta ç’nderojë femrën, nuk erdhi ta poshtëroj dhe robëroj,
por erdhi që ti ruaj meritat e saj, ta ngritë dhe ta forcojë, ta liroj nga robërimi, ta largoj nga dhuna dhe presionet dhe të ia përsos moralin.

Allahu i Madhëruar zbriti Kur’anin në Meke dhe Medine për 23 vite radhazi, zbriti ligjin më superior dhe më të përsosur, ligjin i cili përpjeket që ta ndërtoj sistemin edukativ dhe zhvillimor më të shëndosh njerëzor.
Allahu i Madhëruar ia shpalli mbi 6000 ajete nga Kur’ani të Dërguarit të Tij Muhamed Mustafas alejhis-selam, 444 nga Ato ia kushtoi sistemit jetik të femrës. Në këto 444 ajete Islami thërret në përpjekje për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë duke përfshirë në sferat e saj edhe ndikimin e femrës.

Që të krijohet një shoqëri e shëndoshë islame me vlera dhe atribute të larta duhet të përfshij në parim besimin, moralin, arsimin, drejtësin, tolerancën, respektin, dashurinë, paqen dhe mirsjelljen.
Gjithashtu që të krijohet një shoqëri e shëndoshë islame me vlera dhe atribute të larta duhet ta përfshij edhe angazhimin e femrës në sferat dhe fushat që i përshtaten asaj. Ngase femra meriton të jetë aktive në proceset e krijimtaris së shoqëris së shëndoshë prej së cilës priten dobi të mëdha.

PRA ROLI I FEMRËS ËSHTË SE:

Vërtetë femra në Shoqëri me ardhjen e Islamit gëzon të drejtat e saj, gëzon meritat e saj, luan rol madhështor, është pjesë e pandashme e saj, aktiviteti i saj nuk duhet munguar asnjëherë, zëri dhe thirrja e saj duhet çdo herë të jenë aktive, pritet një krijim i kuadrove dhe gjeneratave të shëndosha nga ana e saj. Ajo gëzon të drejtat e saj,
ndër to: të drejtën e besimit dhe adhurimit, të drejtën e shkollimit,
të drejtën e punës, të drejtën e martesës dhe të drejtën e angazhimeve në çdo strukturë shoqërore që i përshtaten natyrës së saj.
Ajo është shembull dhe yrrnek për popujt dhe shoqëritë joislame botërore të cilat femrën e ç’nderojnë, e poshtërojnë, e shesin nderin dhe pozitën e saj për interesa të caktuara dhe e diskriminojnë.
Pra roli i femrës është madhështor dhe shumë i nevojshëm dhe i atillë që mundëson gjallërin e një shoqërie, familjeje, fisi, populli apo shteti.

Këto janë disa nga punët që duhet realizuar femra në raport me Zotin:

1. Duhet ta adhuroj Allahun, 2. Duhet ti fal rregullisht 5 kohët e Namazit, 3. Duhet paguar zekatin për pasurinë e saj, 4. Duhet agjëruar muajin e Ramazanit, 5. Duhet ta kryej Haxhin, 6. Duhet ta vesh hixhabin në mënyrë të duhur, 7. Duhet penduar dhe kërkuar falje te Allahu, 8. Duhet punuar për ta përkrahur dhe ngritur fenë e Allahut, 9. Duhet lexuar Kur’anin, 10. Dhe duhet urdhëruar në të mirë dhe ndaluar nga e keqja.

Ndërsa punët që duhet realizuar femra në raport me komunitetin janë:

1. Duhet të ketë sjellje të moralshme ndaj të tjerëve dhe ti trajtoj mirë, 2. Duhet ti udhëzoj të tjerët në vepra të mira, 3. Duhet që të mos përzihet në atë që nuk i intereson, 4. Duhet që të mos shpif për nderin e të tjerëve, 5. Duhet të jetë e drejtë në gjykim ndaj të tjerëve, 6. Duhet të jetë e butë, e mëshirshme dhe tolerante ndaj të tjerëve, 7. Duhet që të mos ua përmend të mirat që u ka bërë njerëzve, 8. Duhet të përpiqet ti bëjë të lumtur të tjerët, 9. Duhet të brengoset me çështjet e muslimanëve, 10. Dhe duhet të zgjedh një profesion që i përshtatet natyrës së saj.

Si dhe punët që duhet realizuar femra në raport me shoqet e saj janë:

1. Duhet ti doj për hir të Allahut, 2. Duhet të jetë tolerante dhe falëse ndaj tyre,
3. Duhet ti takoj me fytyrë të buzëqeshur, 4. Duhet të jetë e sinqertë dhe besnike ndaj tyre, 5. Duhet të jetë këshilluese ndaj tyre, 6. Duhet të jetë bujare ndaj tyre, 7. Duhet çdo herë ti nderoj, 8. Duhet çdo herë ti dalë në ndihmë, 9. Duhet që së bashku me to ti thërrasin të tjerët në Islam, 10. Dhe duhet larguar fjalosjeve, ofendimeve dhe përgojimeve mes tyre.


Pra vërtetë femra meriton të nderohet, të ngritet, të arsimohet, të edukohet,
të thërras në fenë e Zotit, të krijoj raporte të mira së pari me Zotin e saj, pastaj me familjen, komunitetin si dhe me shoqet e saj.
Ajo nuk duhet anashkaluar nga Shoqëria, nuk duhet penguar që të mos jetë prezente aty ku flitet fjala e mirë, aty ku qmohen vlerat e vërteta, aty ku ka aktivitete fetare, sportive, edukative, arsimore, artistike dhe shoqërore.

Ajo duhet ta ketë frikë Allahun sa më shumë, duhet të bëhet kërkuese e diturisë së mirfilltë islame dhe shkencore, sakrifica dhe kontributi i saj nuk duhet munguar asnjëherë, duhet të jetë çdo herë sy qelë dhe largë pamëse.

Pra, O ju motra muslimane, Ne me këto disa pak fjalë u munduam ti rikujtojmë dhe mësojmë vlerat dhe virtytet që duhet të jenë prezente tek ju.
Ky është privilegji juaj që ju begatoi Allahu me të, Hamdi i qoftë Atij ashtu qysh e meriton Ai [subhanehu ue te’ala].

Duhet të kapeni fort për litarin e Allahut, ta përqafoni fortë sunetin e Resulullahit alejhis-selam, duhet ti përmbaheni çdo parimi islam, pamvarësisht A ju pëlqen dhe konvenon juve apo Jo.

Duheni ta duani Allahun dhe të Dërguarin e Tij më shumë se vetën,
më shumë se familjen, më shumë se pasurinë dhe më shumë se krejt
këtë Dynja. Ju jeni kalimtare në këtë Botë, mos synoni asgjë me këtë botë vetëm se përmes adhurimit të Zotit në këtë Dynja ta fitoni mëshirën dhe furnizimin e përhershëm në Xhenet.

Merrni shembull gratë sahabe, të cilat flijuan vetën për ta ngritur Teuhidin e Krijuesit të Gjithësisë. Lexoni për veprimtarin e Ajshës [Allahu qoftë i kënaqur me Të] dhe merreni shembull atë në çdo hap, vepër dhe virtyt të saj.

A dëshironni të bashkoheni me Zonjat e Xhenetit?
Atëherë përmbajuni këtij udhëzimi dhe këshille të Muhamedit alejhis-selam
i cili thotë: “Çdo Grua që i fal 5 kohët e Namazit, e agjëron muajin e Ramazanit, e ruan Nderin dhe e respekton Burrin e saj, do të hyj në
Xhenet nga cila derë që dëshiron.”

Pra, O ju motra muslimane, përmbajuni Namazit dhe obligimeve tjera, ruajeni nderin, përsoseni moralin, arsimohuni dhe ngrituni se kështu do
ta fitoni Xhenetin.

Lavdërimi i qoftë Allahut, kurse Selami qoftë mbi të Dërguarin e Tij

Shkroi: Labinot Kunushevci

Kopjuar nga Forumi - ISLAM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Roli i femres n`shoqerin islame
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kshilla Reth Fejes Islame

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Feja Islame-
Kërce tek: