Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Martohet për t’i trashëguar milionat e fituar në lotari

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Martohet për t’i trashëguar milionat e fituar në lotari Empty
MesazhTitulli: Martohet për t’i trashëguar milionat e fituar në lotari   Martohet për t’i trashëguar milionat e fituar në lotari Icon_minitimeSat May 01, 2010 4:22 pm

Kur Nigel Page u bë fituesi i shumës më të madhe të lotarisë në Britani, u fotografua me bashkëshorten e tij. Të gjithë menjëherë e vërejtën se emri i saj Justine Laycock e linte atë jashtë hises me vlerë 64 milionë euro, sepse çifti nuk ishte i martuar.

Vetëm pas dy muajsh zonjusha Laycock u bë zonja Page, duke siguruar kështu edhe të drejtën për të ndarë pasurinë me fituesin e lotarisë.

Bashkëshortët, të cilët pas vetes kanë një martesë të dështuar, u martuan me dëshmitarë, ndërsa më pas së bashku me fëmijët nga martesat e tyre të mëhershme dhe të afërmit u nisën për një udhëtim luksoz në Dubai.

Fatura për pushimin ekskluziv në pushimoren Atlatnis The Palm Resort mbërrin shifrën 80.000 euro.

Page doli para gazetarëve në eko shtëpinë e tij me vlerë 5 milionë euro, duke thënë se është martuar dhe ndjehet shumë i lumtur. Babai i Pageit Colin Palmer, tha se martesa ishte e thjeshtë, pasi çifti bashkëjetonte për më shumë se tetë vjet dhe nuk dëshiruan shumë publicitet.

Ekspertët ligjorë thonë se pas martesës Justine ka shans të fitojë një pjesë të mirë të parave të fituara nga bashkëshorti i saj në lotari.

Pasi që çifti u fut në vendin e 980 të listës së njerëzve më të pasur në Britani, shtëpinë e tyre në vlerë prej gjysmë milion euro ia falën pastrueses së tyre, ndërsa ata u shpërngulën në shtëpi të re, në pronën e vjetër 400 vjeçare me pesë dhoma, kinema, pishinë dhe sauna, shkruan “Daily Mail
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Martohet për t’i trashëguar milionat e fituar në lotari
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Burri me i gjate ne bote martohet me nje grua te shkurter!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Kuriozitete-
Kërce tek: