Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 “Termokosi”, kemi situatë emergjente

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

“Termokosi”, kemi situatë emergjente Empty
MesazhTitulli: “Termokosi”, kemi situatë emergjente   “Termokosi”, kemi situatë emergjente Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:25 am

Menaxhmenti i “Termokosit”, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me 15.01.2009, ka apeluar për herë të fundit se furnizimi me ngrohje qendrore është para ndërprerjes për shkak të mungesës së mjeteve materiale për të paguar shpenzimet e lëndës djegëse, mazutit.

”Nga dita e sotme, ky furnizim kalon me orar të reduktuar për shkak të situatës emergjente jo stabile financiare në të cilën gjendet Termokos, për ti bërë ballë shpenzimeve me mazut”, thuhet në njoftimin e “Termkosit”.

Ata po ashtu kanë njoftuar se shtrenjtimi i lëndës djegëse në 48 për qind, krahasuar me sezonin e kaluar ngrohës dhe në anën tjetër mos shtrenjtimi i tarifave për konsumatorë, janë të papërballueshëm për buxhetin e “Termokos”.

”Menaxhmenti, ka njoftuar përmes disa shkresave instancat më të larta në vend dhe konsumatorët, se gjendet para kolapsit për t’i bërë ballë shpenzimeve të furnizimit me mazut, në kohën kur mjetet e ndara nga Buxheti i Kosovës, (1 milion e 33 mijë euro) nuk përballojnë borxhet ndaj kontraktorit të mazutit. “Termokos” ka kërkuar krahas kësaj, edhe mjete shtese për ndihmë nga Qeveria, meqë borxhet për lëndën djegëse kapin shifrat rreth dy milion €.

Në këtë borxh, bënë pjesë vetëm gjysma e sezonit ngrohës (tetor’99-dhjetor’99) pa përfshirë borxhet të cilat do të shtoheshin deri në përfundim të sezonit ngrohës (prill 2010)”, thuhet në njoftimin e “Termkosit”.

Konsumatorët, siç thuhet ne njoftim, duhet njëherë e mirë ta kuptojnë gjendjen financiare në të cilën gjendet Termokos, kur kësaj i kontribuon në masë të madhe mospërgjigjja e konsumatorëve për ti paguar borxhet e tyre ndaj kësaj kompanie.

“Ky menaxhment ka ofruar shumë lehtësira për pagesë ndaj konsumatorëve dhe ka rregulluar në përqindje të madhe sistemin ngrohës në katër rajonet e Prishtinës, porse ndihma nga ana e konsumatorëve , përmes pagesave të tyre, lë shumë pak për të dëshiruar.

Për të fundit herë, “Termokos” apelon, se në rast të mos gjetjes së rrugëdaljes për këtë çështje, është e detyruar të ndërpresë sezonin ngrohës, pa dëshirën tonë”, përfundon komunikata e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
“Termokosi”, kemi situatë emergjente
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kuçi: Kemi arritur të ruajmë tërësinë territoriale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: