Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kuçi: Kemi arritur të ruajmë tërësinë territoriale

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Kuçi: Kemi arritur të ruajmë tërësinë territoriale Empty
MesazhTitulli: Kuçi: Kemi arritur të ruajmë tërësinë territoriale   Kuçi: Kemi arritur të ruajmë tërësinë territoriale Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:44 am

Në prag të shënimit të përvjetorit të dytë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe fillimit të zbatimit të Kushtetutës, politika kosovare është e ndarë sa i përket rezultatit të arritur në zbatueshmërinë e aktit më të lartë ligjor të shtetit. Sipas pozitës, është bërë dhe po bëhet maksimumi i mundshëm, derisa opozita pohon të kundërtën.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili njëherit ka kryesuar Komisionin Kushtetues të Republikës së Kosovës, ka thënë për Kosova Sot se janë nxjerrë ligje të domosdoshme të parapara me kushtetutë dhe janë ndërtuar institucionet shtetërore në sferat më të ndjeshme, si ato të punëve të jashtme dhe të sigurisë, si dhe janë bartur kompetenca nga institucionet ndërkombëtare tek ato vendore.

“Ka pasur sfida si për shkak të eksperiencave të reja, ndërtimit të kapaciteteve dhe nevojave buxhetore, si dhe për perceptime politike nga një pjesë e popullatës serbe në një pjesë të territorit tonë. Megjithatë, kemi arritur të ruajmë tërësinë territoriale, ta shtrijmë sovranitetin dhe zbatojmë kushtetutën dhe ligjet tona”, ka thënë Kuçi.

Nga ana tjetër, nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Gashi, mendon se progresi nuk ka qenë aq i madh në shtrirjen e autoritetit shtetëror, por “ka pasur një përparim të konsiderueshëm në përfshirjen e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, përmes zgjedhjeve të fundit lokale”.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i LDD-së, Lulzim Zeneli, thotë se “Kosova gjendet sot më keq se edhe para një viti”, ai shton se vendi ynë “është për 6 vende më poshtë në rangim në raportin e Bankës Botërore sa i përket perspektivës ekonomike, biznesit dhe sigurisë së investimeve”.

Sipas Zenelit, më shqetësues mbetet investimi nga Beogradi për fuqizimin e strukturave paralele, dhe “në anën tjetër injoranca dhe papërgjegjësia totale e pushtetit aktual për ta funksionalizuar shtetin e Kosovës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Kuçi: Kemi arritur të ruajmë tërësinë territoriale
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» “Termokosi”, kemi situatë emergjente
» Themelimi i BQK-së një e arritur shumë e rëndësishme për Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: