Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Themelimi i BQK-së një e arritur shumë e rëndësishme për Kosovën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Themelimi i BQK-së një e arritur shumë e rëndësishme për Kosovën Empty
MesazhTitulli: Themelimi i BQK-së një e arritur shumë e rëndësishme për Kosovën   Themelimi i BQK-së një e arritur shumë e rëndësishme për Kosovën Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:36 am

Gazmend Luboteni

Përpos sukseseve të tjera që shënoi Kosova në dekadën e fundit, që u kurorëzuan me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, vargut të sukseseve i shtohet edhe një e arritur e një institucioni shumë të rëndësishëm për Kosovën: Bankës Qendrore të Kosovës, që këto ditë shënon 10 vjetorin e themelimit.

Pikërisht para 10 vjetësh, më saktë më 15 nëntor 1999 themelohet Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës-BPK-ja, që njëkohësisht paraqet edhe fillet e krijimit të sektorit financiar të Kosovës. Si edhe çdo fillim tjetër, edhe ky ishte shumë i vështirë, me shumë sfida dhe me shumë probleme, mirëpo falë angazhimit të pakursyer të stafit vendor dhe me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtar, ky institucion i përballoi të gjitha këto sfida me sukses, duke u zhvilluar dhe duke marrë gradualisht funksione shtesë, kështuqë më 24 gusht 2006 BPK-ja shndërrohet në Autoritetin Qendror Bankar të Kosovës-AQBK. Përpos marrjes së funksioneve të reja dhe aplikimit të qeverisjes bashkëkohore, u mundësua njëkohësisht edhe procesi i kosovarizimit në qeverisjen e AQBK-së.

Më 15 qershor 2008, me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës ës Kosovës, hyri në fuqi edhe Ligji mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës-BQK, i cili Bankën Qendrore të Kosovës e definon si institucion publik dhe të pavarur që i përgjigjet Kuvendit të Kosovës dhe i siguron asaj pavarësi të plotë funksionale, operative dhe financiare.

Mirëpo, shumëkush mund të ketë harruar se menjëherë pas Luftës në Kosovë, që ishte një luftë e përgjakshme e shkatërrimtare e me shumë viktima, nuk kishte asnjë bankë operative e as ndonjë institucion tjetër financiar që do të kryente ndonjë shërbim për klientët e vet.

Ende pa u fikur zjarret në tokën e djegur të Kosovës, në gusht të vitit 1999 u formua një grup mikst i ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendor, të cilët filluan punën në hartimin e rregullativës bazë për themelimin e sektorit financiar në Kosovë. Bashkë me shumë ekspertë të tjerë të njohur të Kosovës, kisha nderin që të marrë pjesë edhe unë në punimet e këtij grupi ekspertësh. Pas një pune intensive, ky grup punues arriti që të bëjë hartimin e dy rregulloreve bazë për themelimin e sektorit financiar të Kosovës, e ato ishin:

1. Rregullorja nr.1999/20 mbi themelimin e Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës (BPK), që faktikisht do të luaj rolin e Bankës Qendrore dhe
2. Rregullorja nr. 1999/21 mbi licencimin, kontrollin dhe rregullimin e bankave dhe institucioneve të tjera financiare.

Funksionet kryesore të Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës (BPK), ishin me sa vijon:

1. Licencimi, kontrolli dhe mbikqyrja e bankave,
2. Licencimi, kontrolli dhe mbikqyrja e institucioneve të tjera financiare,
3. Licencimi, kontrolli dhe mbikqyrja e kompanive të sigurimit,
4. Licencimi, kontrolli dhe mbikqyrja e fondeve të pensioneve (fondeve vullnetare),
5. Qarkullimi i pagesave dhe
6. Kujdesi për likuiditetin e sistemit bankar të Kosovës.

Pos licencimit të bankave dhe institucioneve të tjera financiare, BPK-ja si institucion autonom, bënte edhe licencimin e kompanive të sigurimit (menjëherë pas lufte këto kompani të sigurimit i licenconte UNMIK-u). Pra, Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës ishte pothuajse Bankë Qendrore, pasi i kishte shumë nga funksionet e bankave qendrore, pos funksionit të emisionit të parasë dhe udhëheqjes së politikës monetare-kreditore.

Arsyeja pse në kuadër të këtij institucioni ishte futur edhe qarkullimi i pagesave është se menjëherë pas luftës nuk ka pasur asnjë bankë funksionale në Kosovë, prandaj është
paraqitur nevoja që një institucion të kryej edhe qarkullimin e pagesave. Këtë funksion të rëndësishëm BPK-ja e kryente me sukses të plotë, pasi kishte trashëguar në rrjet shumë të zhvilluar të degëve dhe nëndegëve nga ish-Shërbimi i Kontabilitetit Shoqëror-SHKSH (7 degë dhe 25 nëndegë) në tërë territorin e Kosovës. Ky funksion i BPK-së u shua gradualisht, pasiqë ky funksion kaloi në bankat komerciale (ishte paraparë që BPK-ja të tërhiqet nga kryerja e pagesave nëse hapen së paku 2 degë të bankave).

Është një fakt që meriton të shënohet për historinë e zhvillimit të sektorit financiar në Kosovë: më 15 nëntor 1999 themelohet Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës, kurse që në janar të vitit 2000 licencohet dhe fillon punën një bankë komerciale: MEB (Micro Enterprise Bank), Procredit Banka e sotme.

Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës gradualisht filloi të shndërrohet në Clearing House dhe në një Bankë të pastër qendrore.

Ky institucion kishte Departamentin e veçantë të mbikqyrjes së bankave dhe Departamentin e mbikqyrjes së kompanive të sigurimit, gjë që ishte shumë me rëndësi, pasiqë kompanitë e licencuara nga ana e BPK-së kishin të drejtë të merren me të gjitha llojet e sigurimeve. Më vonë u themelua edhe Departamenti i mbikqyrjes së fondeve vullnetare të pensioneve, kështuqë BPK-ja bënte edhe licencimin e fondeve të pensioneve.

Organi më i lartë qeverisës i BPK-së ishte Bordi Drejtues, i cili përbëhej prej 7 anëtarëve. Anëtarët e Bordit të parë Drejtues të BPK-së ishin: z.Ajri Begu, Kryetar i Bordit, z.Nick Brentnall, Drejtor i Përgjithshëm, Joly Dixon, Jimmy Barton, Joan Pearce, Scott Brown dhe Gazmend Luboteni.

Me Rregulloren nr.1999/2 për përdorimin e valutës në Kosovë, ishte paraparë që valutë kryesore të jetë marka gjermane (DM), për shkak të presencës fizike të markave gjermane në Kosovë, mirëpo është lejuar edhe përdorimi i valutave tjera.

Banka Qendrore e Kosovës kaloi nëpër shumë sfida dhe të gjitha ato i përballoi me sukses. Një nga sfidat ishte kalimi në Euro nga Marka gjermane në vitin 2002, projekt ky tejet i rëndësishëm, i cili u realizua me sukses të plotë në saje të stafit vendor, që, me një përkushtim tejet të madh dhe me sakrifica të jashtëzakonshme, arriti që tërë këtë operacion të ndërlikuar ta përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Një ndihmë të pakursyer natyrisht kanë dhënë edhe institucionet dhe ekspertët ndërkombëtarë.

Ky ishte njëkohësisht një test shumë i rëndësishëm për sektorin financiar të Kosovës. Për shkak të kujtesës ende të freskët nga sistemi i kaluar, në të cilin kishin humbur kursimet e qytetarëve, ishte prezente brenga se, pas kalimit në Euro, depozitat do të tërhiqeshin nga bankat, mirëpo ndodhi e kundërta: vetëm një përqindje shumë e vogël u tërhoq nga bankat, që do të thotë se ishte rikthyer besimi i qytetarëve në banka.

Gjatë këtyre viteve janë realizuar edhe një varg projektesh të tjera të rëndësishme:

1. është bërë zvogëlimi i përdorimit të parave të gatshme,
2. është futur përdorimi i parasë elektronike,
3. është implementuar Sistemi i Kliringut Ndërbankar-ICS (Interbank Clearing System),
4. është implemetuar projekti KOS-GIRO për pagesën e shërbimeve publike,
5. është themeluar Regjitri i Kredive në Kosovë,
6. në mënyrë të rregullt hartohen raportet statistikore (Raporti vjetor, Buletini mujor),
7. është bërë zhvillimi i rrjetit bankar, të kompanive të sigurimeve, etj.
8. është bërë përgatitja e skemës së Sigurimit të Depozitave.

Sfida e fundit ishte shfaqja e krizës financiare globale, e cila konsiderohet si një nga krizat më të mëdha botërore dhe përfshiu pothuaj tërë botën, duke i destabilizuar bankat dhe institucionet e tjera financiare. Kjo krizë shkaktoi edhe një recesion në nivel botëror. Me këtë edhe koncepcioni i derregullimit dhe liberalizimit të afarizmit të bankave dhe institucioneve të tjera financiare, që për një kohë mjaft të gjatë mbretëroi në botë, seriozisht u vu në pikëpyetje. Pikërisht kjo krizë, që e tronditi pothuaj tërë botën, shtroi nevojën e rritjes së rolit mbikëqyrës të Bankave Qendrore, si dhe formimit të një institucioni në nivel ndërkombëtar për mbikëqyrjen e sistemeve financiare dhe parandalimin e paraqitjes së krizave të tilla në të ardhmen. Sektori financiar i Kosovës e përballoi me sukses këtë krizë në saje të një vigjilence dhe mbikëqyrjeje shumë konservatore të Bankës Qendrore të Kosovës.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sot zbaton praktikat më të mira ndërkombëtare të mbikëqyrjes së bazuar në rrezik dhe ka një mbikëqyrje shumë konservatore të të gjitha institucioneve financiare që veprojnë në Kosovë. Përkundër krizës së fundit financiare, sektori financiar i Kosovës mbeti stabil dhe i qëndrueshëm. Interesimi i hyrjes së bankave të reja në tregun e Kosovës është edhe një tregues tjetër i stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së sektorit financiar të vendit.

Bordi Drejtues i Bankës Qendrore, që nga viti 2008 i përbërë në tërësi me anëtarë vendor, mori në tërësi përgjegjësitë që i takojnë me Ligjin e BQK-së, duke zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare të qeverisjes.
Të arriturat e deritashme bëjnë që stafi i BQK-së, si dhe menaxherët dhe ekspertët e huaj që janë pjesë të këtij suksesi, ta ndiejnë veten krenarë për kontributin e tyre. Natyrisht, gjitha këto nuk do të ishin arritur pa këshillat e vlefshme dhe asistencën teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bashkimit Evropian, USAID-it dhe Bankës Botërore, si dhe mbështetjen e parezervë të Qeverisë së Kosovës.

Pra, nga një institucion i vogël, që u krijua para 10 vitesh, me funksione të kufizuara, u zhvillua Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, me funksione përherë më të shumta e më të rëndësishme, që paraqet një institucion të qëndrueshëm dhe stabil, një institucion që ka vizion të qartë dhe perspektivë të ndritshme, një institucion që paraqet një nga sukseset më të mëdha në Kosovën e pasluftës dhe një institucion që mund të shërbejë si shembull për institucionet e tjera të Kosovës. Autori është Kryetar i Bordit Drejtues të Bankës Qendrore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Themelimi i BQK-së një e arritur shumë e rëndësishme për Kosovën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Koha e Lir më e rëndësishme se PAGA
» Shumë fëmijë në Kosovë jetojnë në varfëri
» Kuçi: Kemi arritur të ruajmë tërësinë territoriale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: