Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vota është në koston e jetës së qytetarit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

Vota është në koston e jetës së qytetarit Empty
MesazhTitulli: Vota është në koston e jetës së qytetarit   Vota është në koston e jetës së qytetarit Icon_minitimeMon Jan 18, 2010 9:37 am

Prof. ass.dr. Adem Zogjani

- Auditimi dhe pavarësia e auditorit në Republikën e Kosovës -

“Auditimi i brendshëm” është një aktivitet i pavarur, i sigurisë objektive dhe konsulencës i dizajnuar që të shtojë vlerën dhe të përmirësojë operacionet e organizatës. Ai i ndihmon organizatës në përmbushjen e objektivave të saj duke sjellë një qasje sistematike, të disiplinuar për vlerësimin dhe përmirësimin e efikasitetit të procesit të menaxhimit të rrezikut, kontrollit dhe qeverisjes.
Duke u ndje kriza financiare dhe duke u bërë e gjithë kjo zhurmë në media dhe nga politika ditore për keq menaxhim të fondeve dhe parasë publike, tani ka fillu të kuptohet se auditi publik është më se i nevojshëm për një mbikëqyrjeje dhe parandalim të riskut të mundshëm në menaxhim, si mbështetje për menaxhmentin.

Ne vazhdimisht dëgjojmë dhe lexojmë për mos transparencë të hyrash ose të shpenzimit të parasë publike.

Raportet e Auditori Gjeneral në shumë agjencione shpenzuese flasin se nuk ka pasqyra financiare bindëse sipas standardeve të kontabilitetit që pasqyrohen drejtë të hyrat nga taksapaguesit dhe kjo është shqetësuese për tërë shoqërinë.

Kjo gjendje, shoqërisë kosovare ua ka vrarë shpresën, dhe shtrohen dilemat se:

1. Në çfarë niveli profesional është Auditimi i brendshëm në Republikën e Kosovës
2. Si funksionon Auditimi i brendshëm në Republikën e Kosovës
3. Si qëndron Auditimi i brendshëm në Republikën e Kosovës, pavarësia e auditorit
4. Sa është niveli i Zbatimit të Standardeve ndërkombëtare për Auditimin e brendshëm në Republikën e Kosovës
5. Si është Përformanca e Auditimit të brendshëm në R. e Kosovës – Raporti i Progresit sipas Bashkimit Evropian.

Standardet e BE-s, flasin se duhet ndryshuar politikën që ta ndryshojmë Qeverisjen. Kjo duhet kuptuar si kërkesë dhe një përgjegjësi më shumë e Bashkësië ndërkombëtare nga Institucionet e Republikës së Kosovës për mbështetje të Auditimit të brendshëm si mbështetje për menaxhmentin në “Respektim të ligjit” dhe “Transparencë” në shpenzimin e parasë publike.

“Auditi është një reporter i veprimeve financiare me ndikim për parandalimin e rriskut për menaxhmentin dhe nuk merr pjesë ma në proces, ajo pastaj është pjesë e menaxhmentit, pjesë e institucioneve shtetërore dhe e politikës për hapat e mëtejmë”.

Shumë herë Auditorët e brendshëm e ndjejnë veten si të mundur, të pafuqishëm duke mos e kuptuar se me dhënien e raportit Final përfundon aktiviteti i tij, dhe në punën e tyre të mëtejme mbetet gjithnjë që në raportet vijuese të paraqes se sa janë implementuar dhe sa po zbatohen rekomandimet që mos të përsëriten shkelje të ligjit dhe procedurave ligjore.

Lëndët për shpërdorim detyre është detyrë dhe obligim i menaxhmentit ti përcjell në Prokurori për investigim, dhe ajo (Prokuroria) asnjëher nuk mundë ato ti mbyllë vetë pa kaluar investigimet, ato mund të pushojnë por Gjykata është ajo që në fund duhet ti mbyllë, këto lëndë nuk parashkruhen qoftë edhe për 10-15, apo 20 vjet, dhe një ditë Gjykata patjetër duhet ti zgjidhë, pra politika nuk mundet gjithnjë këto lëndë ti mbaj të bllokuara.

Pavarësia e auditorit dhe raportet e tij me menaxhmentin

Shumëkush akoma e mendon se auditimi i brendshëm është një sektor i cili e kontrollon dhe e pengon menaxhmentin në arritjen e objektivave të tija. Vetë definicioni se “ai e ndihmon organizatën në përmbushjen e objektivave të saj duke sjellë një qasje sistematike, të disiplinuar për vlerësimin dhe përmirësimin e efikasitetit të procesit të menaxhimit të rrezikut, kontrollit dhe qeverisjes” tregon se auditimi i brendshëm është mbështetje për menaxhmentin.

A kuptohet kështu? Fatkeqësisht Jo, por nuk do të thotë se gjithherë menaxhmenti është pengesë për funksionimin e auditimit të brendshëm në Agjencionet shpenzuese të Republikës së Kosovës.

Auditori i brendshëm duhet të insistoj vazhdimisht në implementimin e “Planit të punës” të miratuar nga Komiteti i auditimit dhe menaxhmenti.

Auditori i brendshëm gjithnjë duhet të jetë aktiv në punën e tij, mos të jetë i ndikuar nga persona të ngarkuar me përgjegjësi materiale por ta përdor “pavarësinë e tij”.

Në raportin e progresit nga Qeveria e republikës së Kosovës është paraqitur edhe Vlerësimi i PEFA-së është bërë në mënyrë specifike si një input në zhvillimin e Planit të Veprimit për Reforma në MFP. Në këtë Plan të Veprimit adresohen dobësitë që janë identifikuar në vlerësimin e PEFA-së, mirëpo gjithashtu bazohet edhe në suksesin e dukshëm të arritur gjatë të kaluarës së afërme të ekzekutimit dhe kontrollimit të buxhetit.

Sipas matjeve të bëra me metodologjinë e PEFA-së ndërmjet vitit 2007 dhe 2009 duket se është arritur një progres të dukshëm në kualitetin e sistemeve dhe proceseve të MFP-së.

Gjithashtu janë përmirësuar auditimi dhe kontrolli i brendshëm, si dhe auditimi i jashtëm, sepse që nga koha e vlerësimit në vitin 2007 sistemet kanë evoluuar.

Ulja e notave ka qenë kryesisht e përqendruar në fushën e përgatitjes së buxhetit, ku
praktikat e vendosura nuk janë ndjekur në procesin buxhetor për vitin 2009, e posaçërisht në lidhje me kalendarin buxhetor, paran e gatëshme (Cash-in) dhe shpërndarjen e informatave.

Sipas raporteve të auditimit shifet se Auditimi i Brendshëm nuk është plotësisht funksional në organizata buxhetore dhe se pritjet e menaxhmentit janë ende të nivelit të pa mjaftueshëm.

ZAGj në raportin vjetorë të saj për vitin 2008, për e Auditimin e PVF (Pasqyrat vjetore Finaciare), të Shpenzuesve individual Buxhetor ka dhënë opinionet si më poshtë:
• Tri Opinione të Pakualifikuara;
• Gjashtëmbëdhjetë Opinione të Pakualifikuara me Theksim të Çështjes; dhe
• Katër Opinione të Kualifikuara.
Me theksim se ka akoma mangësi në procesin e përpilimit të Pasqyrave të Konsoliduar.
Auditimet në praktikë ende përqendrohen në transaksionet individuale dhe në pajtueshmëri. Ka shumë pak qasje të orientuar në sisteme, të ndërtuara në bazë të analizave në fushat me nivel më të lartë të materialitetit që përmbajnë rreziqe domethënëse.
Si rrjedhim, auditimit të brendshëm ende i nevojitet të dëshmojë dobinë për menaxherët në pikëpamje më strategjike menaxheriale.

Sipas raportit të progresit në përgjithësi, procedurat e kontrollit të brendshëm kuptohen mirë dhe një auditim i brendshëm modern është në zhvillim.

Qeveria e Kosovës është duke implementuar regjimin e Kontrollit të Brendshëm të
Financave Publike (KBFP) që ka si synim kalimin në një sistem modern ku harmonizohen kontrolli dhe auditimi i resurseve publike në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Gjykimet e drejta për një “Qeverisje të mirë dhe efektive” më së miri vijnë nga vetë taksapaguesit dhe qytetarët.

Presidenti Amerikan Barack Obama gjatë fushatës se vetë zgjedhore patë thënë se “Populli të gjykon në bazë te asaj që ti ndërton e jo në bazë të asaj që ti shkatërron.”, prandaj ajo duhet gjithnjë dhe me kujdes të vëzhgohet dhe kontrollohet.

Donë apo nuk donë një politikan vota është ne koston e jetës së qytetarit, në mirëqenien e tij, dhe qytetari do ta vlerësoj që të përcaktohet të zgjedh ty apo të përjashtoj nga skena politike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
Vota është në koston e jetës së qytetarit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qfarë është CSS
» NASA zbuloi se ka dëshmi të jetës në Mars

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Lajme-
Kërce tek: