Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NASA zbuloi se ka dëshmi të jetës në Mars

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Grannqe
WebMaster
WebMaster



Posts : 321
Join date : 12/01/2010

NASA zbuloi se ka dëshmi të jetës në Mars Empty
MesazhTitulli: NASA zbuloi se ka dëshmi të jetës në Mars   NASA zbuloi se ka dëshmi të jetës në Mars Icon_minitimeSat May 01, 2010 4:19 pm

Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar detaje të reja se jeta në planetin e Marsit megjithatë mund të ekzistojë. Misioni special në “planetin e kuq” zbuloi praninë e një lloj alge, në formë të jetës siç e njohin njerëzit.

Rezultatet e publikuara janë aq premtuese sa që shkencëtarët tashmë kanë planifikuar misione tjera për të zbuluar nëse ekziston jeta edhe jashtë planetit tonë.

Misionet e mëhershme kanë dëshmuar praninë e sulfateve në Mars, që është një tregues i qartë se në këtë planet ekziston uji, e bashkë me të edhe jeta e gjallë. Megjithatë, zyrtarët e NASA-s thonë se misioni i fundit shkoi edhe më larg në dëshminë e ekzistimit të jetës në Mars.

Hulumtuesi i Universitetit të Arizonës Jack Farmer tha se është optimist se në Mars ekziston jeta e gjallë ose ka ekzistuar më parë, shkruan “The Sun”.

Shkencëtarët e NASA-s ka kohë që po përpiqen të gjejnë gjurmë jete jashtë planetit të Tokës, ndërsa vitin e kaluar lansuan teleskopin Kepler në kërkim të planetëve të ngjashëm me Tokën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://gea-hacking.canadian-forum.com
 
NASA zbuloi se ka dëshmi të jetës në Mars
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vota është në koston e jetës së qytetarit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Gea - Group (Grannqe - Enis - Atdhe) - Protected By OpojaHackersGroup :: Kuriozitete-
Kërce tek: